Aktualitet 10 Maj 2019

Shkenca sjell më shumë risi me bazë organike edhe në Shqipëri

Aktualitet

Nga karburantet me bazë vegjetale, te materialet e bambusë që po zëvendësojnë plastikën dhe deri te nënproduktet bimore që po përdoren në pajisje novatore, teknologjia po shtyn drejt integrimit më të madh dhe të tërthortë të botës bimore në jetët tona.

Dhe ndërsa karburantet me bazë bimore, si biodizeli dhe të tjerë, ende nuk përdoren në Shqipëri, një sërë novacionesh të tjera, miqësore ndaj natyrës, tashmë po gjenden përherë e më shumë dhe në tregun shqiptar.

Furçat e dhëmbëve dhe produkte të ngjashme me mbajtëse bambuje, tanimë mund të gjenden në disa zinxhirë dyqanesh në Shqipëri. Kjo e fundit përbën një risi të thjeshtë, tepër praktik, por edhe estetik. Përtej ndjesisë së drurit në dorë, ndërsa lan dhëmbët, është gjithashtu edhe estetika e furçave të ndryshme që lë mbresa.

Përdorim të nënprodukteve bimore mund të gjenden edhe në pajisje të teknologjisë së lartë. Për shembull, IQOS, një pajisje elektrike që e ngroh duhanin pa e djegur atë, tashmë e pranishme në tregun shqiptar, ka përmbajtje bimore në procesin e filtrimit. Filtrimi nevojitet në çdo rast për ta bërë produktin edhe më të pastër.

Si rrjedhojë, një pjesë e filtrit novator të përmbajtjes së fijeve të duhanit përbëhet nga biopolimeri, i cili prodhohet nga përpunimi i misrit. Funksioni i kësaj pjese të filtrit është të ftohë avullin e duhanit që gjenerohet nga IQOS, të përthithë ujin e tepërt si dhe një pjesë të substancave të dëmshme të aerosolit. Duke qenë se kjo masë e butë dhe transparente që në kontakt me ngrohjen forcohet është i përbërë nga material organik, është natyralisht i degradueshëm duke mos dëmtuar as përdoruesin e as natyrën.

Nga ana tjetër, në kancelaritë shqiptare po bëhet përherë dhe më e zakonshme që të përjetosh rikthimin e drurit dhe letrës në një sërë mjetesh. Për shembull, vizoret e drurit po rikthehen gradualisht në qarkullim, ndërsa mund të gjesh edhe stilolapsa prej nënprodukteve të drurit apo prej kartoni të fortë miqësor ndaj natyrës.

Ky rikthim i nënprodukteve me bazë bimore në skenë, jo vetëm dru por edhe përpunime të tjera nga bota bimore, ka ardhur si rezultat i përparimit të teknologjive që mundësojnë përpunimin dhe prodhimin e materialeve të ndryshme me kosto të ulëta dhe që mbrojnë njëkohësisht konsumatorët dhe natyrën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor