Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Kur Dirty Dancing u shfaq për herë të parë në kinematë dhe ekranet e televizorëve në shtëpitë amerikane në vitin 1987 bëri bujë dhe pati një imapkt shumë të fuqishëm. Realizimi i filmit ishte i arrirë dhe historia e dashurisë së instruktorit të kërcimit në kamp me një vajze të re, rezistenca e kësaj të fundit, ishte skenari që bëri për vete miliona të rinj mbarë botë. Edhe pse mund ta keni parë qindra herë filmin “Dirty Dancing”, kuriozitetet e mëposhtme nuk keni si ti dini. Në film duket se gjithçka shkon mirë por tani që zbuluam këto, do ta shohim me sy tjetër…
1. Protagonistit, Patrick Swayze, i është dashur të bind Jennifer Grey për të pranuar rolin.
2. Dy aktorët nuk kanë shkuar asnjëherë mirë, kanë pasur grindje të vazhdueshme gjatë gjithë xhirimeve.
3. Historia e filmit është frymëzuar nga jeta e skenaristes Eleanor Bergstein.
4. Në audicionet për rolin e Baby-t ka marrë pjesë edhe Sarah Jessica Parker me Sharon Stone. OK, tani nuk mundemi t’i përfytyrojmë por ato do kishin dashur…
5. Spektatorët e parë nuk e vlerësuan aspak filmin.
6. Hedhja e Baby-t në vallzimin e fundit, nuk ishte provuar asnjëherë sepse Jennifer ishte e frikësuar.
7. Liqeni në të cilin janë xhiruar pamjet e famshme të provave në ujë ishte akull. Xhirimet janë bërë në tetor dhe temperatura e ujit ishte rreth 3 gradë. Patrick Swayze ka marrë ftohje të rëndë pas kësaj skene.
8. Filmi është xhiruar në vjeshtë, ndërsa gjethet kishin nisur të binin kështu që për të krijuar një atmosferë verore, gjethet janë ngjyrosur.
9. Patrick Swayze i janë ofruar 6 milionë dollarë për rolin e Johnyt në filmin e ardhshëm por ai refuzoi.
Burimi: Cosmopolitan
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...