Kujdesi per trupin 9 Maj 2019

Kjo është metoda e vetme që eliminon qimet e rritura nën lëkurë, më në fund do të shpëtoni prej tyre

Kujdesi per trupin

Stina e dimrit është stina më pak impenjative në krahasim me periudhat e tjera të vitit. Mund të vishni të njëjtën pallto gjatë gjithë kohës e askush të mos e vërë re, më e rëndësishmja mund të mos depiloheni. Por me ardhjen e verës, duhet ta mendoni seriozisht këtë gjë. Depilimi është një ndër ritualet më të rëndësishme të higjienës së një femre. Pavarësisht mënyrës si e realizoni: me brisk, dyllë, pe, makinë depiluese apo trajtim me lazer, sërish do t'ju shfaqen disa qime të padëshiruara që rriten nën lëkurë. Këto qime formohen si pasojë e bllokimit të poreve, si pasojë folikulat e qimeve rriten në drejtime të panatyrshme. Living ju njeh me 1 super metodë natyrale që ju ndihmon të trajtoni qimet nën lëkurë.

Aspirinë+mjaltë

Aspirina ka veti antiinflamatore që qetësojnë të skuqurat, kruarjet dhe inflamacionin e krijuar nga qimet nën lëkurë. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik që heq lëkurën e vdekur dhe bllokon folikulat polifere. Në një enë shtypni 10 aspirina, 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle ujë të vakët. Pasi të formoni pastën, vendoseni mbi lëkurë dhe masazhojeni lehtë dy herë në ditë. Ky veprim ndihmon folikulat të dalin në sipërfaqe, kështu që mund t'i depiloni më lehtë në të ardhmen.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor