Aksesore 8 Maj 2019

Argjendin, floririn, perlat; Ja mënyra e duhur si të pastroni të gjitha bizhuteritë

Aksesore

Ndonëse bizhuteritë e argjendit dhe floririt i rezistojnë kohës e nuk nxihen, ndodh që këto të fundit të krijojnë një veshje të ngjashme me smerçin nëse qëndrojnë të mbyllura për një kohë të gjatë me aksesorë të tjerë, apo nga kontakti me detergjentë apo produkte të tjera kozmetike . Nëse tregoni kujdesin e duhur, bizhuterive të argjendit, perlave, dhe arit do t’u rikthehet shkëlqimi si më parë. 

Si të pastroni argjendin
Objektet e argjendta pastrohen fare lehtë duke i fërkuar me një pastë të krijuar me 1 masë ujë e 3 masa sodë buke. Shpëlahen dhe thahen me një cohë të butë. 

Gjithashtu mund t’i  mbështillni në një letër alumini e t’i vendosni në një enë me ujë të valuar. Lërini për disa minuta në ujë dhe ato do të jenë si të reja.

Bizhuteritë e floririt:

Pastrojini me pastë dhëmbësh: Pasta e dhëmbëve ose kolinozi është një ndër produktet më të këshilluar për pastrimin e bizhuterive prej floriri. Ai është një abraziv delikat dhe nuk rrezikon që të krijojë shenja gërvishtjeje në sipërfaqen e tyre. Zgjidhni një furçe me qime të butë dhe fërkoni me lëvizje të thjeshta për 5 minuta bizhuteritë prej floriri.

Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me një napë pambuku ose pastrojini edhe një herë me sfungjer të njomur me uthull molle dhe lëreni të thahet natyralisht.

Si të pastroni perlat

Duke qenë aq delikate, perlat mund ta humbasin shpejt shkëlqimin e tyre. Qofshin të kultivuara apo natyrale, perlat kërkojnë kujdes të madh! Ajo që duhet të bëni një herë në kaq kohë që t’i lani me ujë të vakët me pak fare shampo. T’i thani mir dhe t’i ruani në një copë të mëndafshtë të ndara nga bizhuteritë e tjera.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor