Orakulli i kuzhinës 7 Maj 2019

Farmacia në shtëpi: Mbillni rozmarinë në ballkon dhe mësoni të gjitha mënyrat si mund ta përdorni

Orakulli i kuzhinës

Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër. Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj. Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj. Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë. Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë. Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e mëlçisë. Parandalon shfaqjen e dhimbjeve menstruale si dhe i lehtëson ato. Përdorimin më të shpejtë të rozmarinës, së paku në Shqipëri, e gjejmë te tavat me patate por në fakt janë të shumta recetat ku mund të përdoret, sidomos te mishi i kuq dhe i bardhë, për t’i aromatizuar. Një degë rozmarine mund ta fusni në një shishe vaji për t’i dhënë aromë e ta përdorni nëpër sallatra të ndryshme.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Receta me rozmarinë që parandalon rënien e flokëve

Më poshtë do të njiheni edhe me disa nga përdorimet e rozmarinës dhe vetitë kurative të kësaj bime.
1. Terapeutike
Vaji esencial i rozmarinë ka aromë shumë ndjellëse, qetësues, tonik, antiseptik, ndihmon tretjen e ushqimit dhe përdoret si deodorant. Gjithashtu rekomandohet dhe për ftohjen, bronkit, gripin dhe kollën
2. Produkte kozmetike
Vaji esencial është shpesh i pranishëm në shampot e kokes apo trupit, sepse jep energji dhe vitalitet për trupin dhe flokët. Rozmarina pastron zbokthin dhe përdoret tek produktet për fytyrën.
3. Rrit përqendrim dhe jep energji
Studimet e kryera në vitin 2003 dhe në vitin 2012 kanë konfirmuar se vaji esencial i rozmarinë lehtëson përqendrimin dhe rrit kujtesën gjatë studimit ose punës. Gjithashtu ka efekt qetësues për dhimbjet muskulare Në rast lodhje, dobësie, ose stresi, vendosni vetëm dy pika tek kyçet e duarve ose nën hundë. Efekti do të jetë pothuajse i menjëhershëm. 
Shmangni përdorimin e rozmarinës gjate shtatzënisë dhe mos përdoret nga pacientët me hipertension.

Mos e humbisni gjithashtu: «Rozmarinë dhe jo vetëm» çfarë i ka bërë bashkë Kelin dhe Ivën

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor