“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Koha e përgatitjes-10 minuta
Koha e pjekjes-25 minuta
PËRBËRËSIT PËR 6/7 FORMA: • 1 vezë • 90 g miell Tip 00 • 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira • një majë thike kripë • 60 g gjalpë i butë në temperaturë ambienti • 85 g sheqer • 10 g sodë për ëmbëlsira • 80 ml qumësht • 100 g boronica të freskëta ose të ngrira (në këtë rast do t’i përdorni të ngrira, pa i shkrirë fare) • 100/150 ml pana për ëmbëlsira, e ftohtë nga frigoriferi • 1 lugë sheqer pluhur ose jo • fruta pylli (sipas dëshirës) të freskëta ose të ngrira.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Në një tas përziejmë miellin, kripën dhe sodën pasi t’i hedhim me sitë. Në një tas tjetër rrahim gjalpin me rrahësen elektrike për 5 minuta derisa të bëhet si krem, shtojmë vezën, vaniljen dhe herë miell e herë qumësht, pa ndaluar rrahjen e tyre me rrahësen elektrike. Shtojmë boronicat dhe i përziejmë me kujdes me lugë druri. Shpërndajmë brumin nëpër forma duke mbushur ¾ e tyre dhe i pjekim për 25 minuta. I shërbejmë me pak pana që kemi rrahur me rrahësen elektrike, bashkë me sheqerin pluhur, vetëm në momentin që do t’i konsumojmë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...