Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kush nuk pati mundësi të shohë My Living, ditën e shtunë , ndër të tjera ka humbur edhe bisedën shumë të sinqertë, modeste dhe me humor me gazetaren me një karrierë të gjatë në këtë fushë, Anila Basha.
Folën gjatë për shumë gjëra, jetën e saj si një grua e pavarur në Tiranë, fillimet e saj në gazetari që në moshën 18 vjeçare, portalin që drejton dhe duke qenë se intervista u zhbillua në shtëpi, në një ambient që nuk e kishim parë ndonjëherë më parë, nuk kishte sesi të mos ishte aq e ngrohtë.
Anila zbuloi jo vetëm stilin e saj të jetesës, por edhe detaje të tjera të panjohura.
Gjatë bisedës ajo tregoi sesi prej pak kohësh jetonte me mamanë në shtëpinë dhe ndjesia e të gjeturit të rrobave të pastra, krevatin e rregulluar dhe gjithçkaje në vendin e vet ishte e pakrahasuar.
Gazetarja tregon gjithashtu se të përsërisë veten e saj në garderobë, është një gjë që mundohet ta shmangë, ndaj për dy javë rresht, duket se askush nuk mund ta shohë Anilën të veshur dy herë njësoj.
Megjithatë Bruna shkoi vite pas në kohë, duke u munduar të nxirrte nga 43 vjeçarja, kujtimet e Anilës 18 vjeçare, si një student që trokiti në dyert e Gazetës Intervista ende pa u regjistuar në shkollën e gazetarisë.
Ardhur nga qyteti i Lushnjes, Anila e kishte jo vetëm ëndërr gazetarinë, por edhe prirje, ndonëse nuk e besonte se do e fitonte. Në konkursin e zhvilluar Anila zuri vendin e shtatë dhe për My Living tregon që e ka ditur që ditën e parë që vuri këmbën në Tiranë që do bëhej një gazetare.
Për më shumë ndiqni intervistën në linkun e mëposhtëm
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...