Aktualitet 6 Maj 2019

Çfarë po ndodh në Bulqizë, shkon në 100 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm

Aktualitet

Ka shkuar në 100 numri i personave që janë paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Bulqizës, pasi dyshohet se u helmuan një ditë më parë nga uji i pijshëm. Qytetarët, në mesin e të cilëve ka dhe rreth 24 fëmijë, janë paraqitur në ambientet e spitalit me marrje mendsh, dhimbje koke dhe diarre. “Shkalla e helmimit, shkon nga e lehtë deri te ajo mesatare. Pacientët janë kryesisht nga lagjja e vjetër e qytetit. Do të duhet të presim përgjigjen e analizave për të përcaktuar shkakun e këtij helmimi”,- është shprehur drejtori i spitalit të Bulqizës, zoti Hafiz Jella.

"Kisha pëzierje, të vjella, dhimbje barku. Kam që mbrëmë kështu. Uji nuk është i pijshëm ka një shije të keqe. Kam dërguar mbrëmë vajzën e madhe në spital ndërsa sot edhe kjo e vogla më thotë që më përzihet", shprehet disa nga banorët e zonës.

Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça ka mohuar që shkak ka qenë uji, ndërsa ka shtuar se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave. Ndërkohë mësohet se banorët e lagjes së ''Qytetit të Vjetër'' janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor