Aktualitet 5 Maj 2019

Sot rrugë të bllokuara në Tiranë; Bashkia shpjegon cila është arsyeja

Aktualitet

Na kishte munguar pak por mesa duket është rikthyer DITA PA MAKINA në Tiranë. Bashkia ka lajmëruar se ditën e nesërme përvec se është dita ku ndërgjegjësohemi për ndotjen e ajrit gjithashtu është dhe 5 Maji dita e dëshmorëve.  Që mos të stresoheni në trafik ose mos të arrini dot në destinacionin tuaj ato kanë sqaruar se kush rrugë do të jenë të bllokuara

“Ditën e dielë do të ketë një bllokim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 17:00, ky shesh do të jetë i bllokuar për lëvizjen e makinave. Gjithashtu, edhe rrugët ndërlidhëse, ose që ndërpresin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë të bllokuara. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrin masa edhe në lidhje me sigurinë e aktiviteteve”, deklaroi Toni Beni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor