Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Brusketat janë mjaft të pëlqyera nga të gjithë. Sidomos kur vjen i lodhur nga puna, dhe nuk ke kohë e as dëshirë për të vënë tenxheren a tiganin në zjarr. Bruksetat bëhen për pak minuta dhe ju japin menjëherë ndjesinë e ngopjes.
Koha e përgatitjes-20 minuta
PËRBËRËSIT PËR 8 BRUSKETA:
-8 feta buke për tost ose feta buke që keni, por të prera hollë
-1 tufë majdanoz
-10 açuge të kulluara nga vaji dhe të thara me letër kuzhine
-1 thelb hudhër
-1 lugë e vogël me spec djegës
-4 lugë vaj ulliri
-1 lugë uthull e bardhë
-djathë Caprino ose Robiola
-kripë e piper sipas nevojës
PËRGATITJA: Në fillim përgatisim salcën: grijmë në blender majdanozin, 2 açuge, hudhrën, specin djegës, vajin e ullirit, kripë, piper dhe uthull. I grijmë derisa të përftojmë një salcë me thërrime. E hedhim salcën në një tas dhe
e lëmë mënjanë për 15 minuta, sa të përzihen shijet me njëra-tjetrën. 2 Fetat e bukës i pjekim pak në furrë dhe më pas i lyejmë me djathë, i vëmë sipër pak nga salca dhe një açuge.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...