Kuriozitete 4 Maj 2019

Çfarë kanë të përbashkët patatinat dhe pastruesit e tualetit e WC; ja sa kimikate po hamë?

Kuriozitete

Nuk ka patatina të ndenjura apo të freskëta ! Ka thjesht një datë skandence që është shumë larg ditës kur një pako patatina paketohet në fabrikë për t’u shitur në një raft dyqani a supermarketi ! Nevoja për një afat shumë të gjatë magazinimi ka sjellë dhe përdorimin e lloj lloj kimikateve që mundësojnë këtë gjë! Një nga këto substanca është  gjithashtu i pranishëm në pastruesin tuaj të tualetit.

Patatet  e holla të skuqura (njohur si patatina) filluan të prodhoheshin në 1853 kur George Crum, një kuzhinier, u irritua tej mase  me një klient i cili i kishte kthyer mbrapsht patatet sepse ishin shumë të holla. Në zemërim e sipër për të mbrojtur veten ai thjesht tha që kjo ishte një recetë e re, pa e ditur se do të shpikte  “patatinat” aq shumë të pëlqyera dhe të ngrëna nga fëmijët e jo vetëm.

Por, përparimi teknologjik dhe kërkesa në rritje kanë çuar, ndër të tjera, futjen e kimikateve në prodhimin e patatinave.

Një nga kimikatet është bisulfiti i natriumit, i cili përdoret për të parandaluar rritjen dhe shumimin e baktereve  në perime dhe fruta,  verë dhe disa ushqim deti. POR ajo është gjithashtu e pranishme në pastruesit e tualetit.

Bisulfiti i natriumit përdoret në shumicën e produkteve pjatalarëse dhe për pastrimin e tualetit, por në një sasi më të vogël  gjendet edhe tek patatinat.

Bisulfiti i natriumit punon duke liruar gazin e dyoksidit të squfurit, i cili pengon rritjen e baktereve, ndërkohë që parandalon edhe çngjyrimin  e shkaktuara nga reaksionet kimike. Ndërsa përdorimi i këtij kimikati tek patatinat është për të njëtrajtësuar ngjyrën dhe për të rritur qëndrueshmërinë e tyre.

Por, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), thekson se bisulfiti i natriumit nuk mund të përdoret në prodhime të freskëta (të papjekura) ose të përdoret në ndonjë ushqim që ka vitaminë B1, pasi natriumi që përmban kimikati e shkatërron atë.

Megjithëse FDA e konsideron ose e njeh bisulfitin e natriumit si një substancë të sigurt, ka pasur disa raste kur ka shkaktuar reaksione të forta në disa njerëz LIVING

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor