Pjata kryesore 3 Maj 2019

Brinjë qingji të aromatizuara me raki dhe të thekërisura me bajame e patate

Pjata kryesore

Mishi nuk ka pse të jetë gjithnjë i pjekur. Do ta bëni shumë më të shijshëm nëse shtoni aromat e duhura apo përbërës të tjerë që plotësojnë shijen. Provoni recetën tonë që kemi zgjedhur për këtë Pashkë!

Nga Alessandro Gianpiero, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4 persona: 1 kg brinjë qengji, 800 gr patate, 200 gr pançetë e tymosur, vaj ulliri, ½ gotë verë të bardhë, 100 gr bajame të pjekura, 1 gotë e vogël raki, kripë, piper, rozmarinë.

Përgatitja:  Brinjët e qengjit i aromatizojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell. Në një tigan hedhim 5 lugë gjelle vaj dhe pasi të nxehet skuqim brinjët nga të dy anët. Në lëngun e mbetur nga skuqja shtojmë verën, rakinë, pak rozmarinë të freskët dhe ½ gotë ujë. Të gjitha i lëmë të ziejnë ngadalë, derisa të përftohet një salcë, të cilën e kullojmë derisa të bëhet homogjene. 
Brinjët e qengjit i mbështjellim një nga një me fetë pançete dhe i vendosim në një tavë ku i spërkasim me pak vaj dhe i pjekim në temperaturë 240 gradë derisa pançeta të marrë ngjyrë të artë. Presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 1 cm, i spërkasim me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë në temperaturë 220 gradë për 20-25 minuta. Vendsoim brinjët, të cilat i spërkasim me salcën e nxehtë. Në fund i zbukurojmë me bajamet e pjekura.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor