Kujdesi per fytyren 3 Maj 2019

3 hapat kryesore për një fytyrë që shkëlqen në çdo stinë; duhet të jenë patjetër në rutinën tuaj

Kujdesi per fytyren

Të gjithë duam lëkurën e butë dhe që shkëlqen dhe këtu është lajmi i mirë - ne mund ta arrijmë këtë! Lajmi jo aq i mirë është se duhet të bëni  një përpjekje të vogël. Por rezultatet do të jenë të vlefshme. Pra, çfarë saktësisht duhet të bëni për të marrë fytyra juaj atë ngjyrë të bukur dhe të freskët që dëshironi?

Thjesht ndiqni hapat e mëposhtëm:

Së pari duhet ta pastroni atë çdo mëngjes dhe darkë. Heqja e tualetit dhe papastërtive që keni fituar gjatë gjithë ditës është thelbësore. Nuk ka rëndësi nëse përdorni vaj pastrues, krem, ujë micelar, rëndësi kla që ta lani atë. Më pas aplikoni një serum. Përdorni një që përshtatet me problemet e lëkurës tuaj. Për shembull, nëse lëkura juaj është e thatë dhe ju jeni duke zhvilluar linja të imta dhe rrudha ka një serum për kundër rrudhave të para.

Përshtatje e serumit për fytyrën tuaj fillon që nga cilësia aroma dhe paketimi; Ai do të përdoret ditën dhe natën ndaj dhe është me shumë rëndësi që ta keni. 

Së fundi, gjatë ditës do t'ju duhet gjithashtu një produkt mbrojtës nga dielli, pra me SPF të lartë. Dhe po, do të duhet ta përdorni çdo ditë qoftë dimër verë vjeshtë apo pranverë. SPF mund ta përmbajë dhe fondatina juaj ose kremi hidratues.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor