Orakulli i kuzhinës 3 Maj 2019

7 arsye përse duhet të filloni të hani arra makadamie që sot; pse konsiderohet si fruti më i mirë i thatë

Orakulli i kuzhinës

Të shijshme,të  ëmbla dhe të shëndetshme, arrat makadamia janë të pasura me shumë minerale, vitamina e lëndë ushqyese ! Nëse deri më tani frutat e vetme të thata që keni ngrënë kanë qenë arrat normale të gjendura kudo në treg, stikat apo bajamet, duhet të filloni të kërkoni edhe për arrat e quajtura makadamia sepse përfitimet e këtyre të fundit janë të pafundme.

1. Veti antioksiduese

Arrat Macadamia kanë një sasi të vogël të vitaminës E, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 1 filxhan me këto arra përmban 0.72 mg. Por, të rriturit kanë nevojë të paktën 15 mg në ditë, kështu që duhet të përpiqeni të merrni vitaminën E nga burime të tjera. Këto përfshijnë farat e lulediellit, spinaqin etj . Arrat Macadamia kanë edhe flavonoide, komponime që ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira.

2. Shëndeti i kockave

Magnezi dhe fosfori gjenden me shumicë tek makadamiet dhe luajnë role kyçe në organizmin e njeriut si; funksionet metabolike,shëndetin e dhëmbëve, kockave, absorbimin dhe transportimin e lëndëve ushqyese. Kalciumi gjithashtu ndihmon në formimin e eshtrave dhe dhëmbëve. Mangani gjithashtu ndihmon trupin tuaj të depozitojë inde të reja kockore, në mënyrë që skeleti të mbetet i fortë pavarësisht moshës.

3. Përmban Acid Oleik

Vaji i arrave të makadamies  është i pasur me acid oleik. Ky luan një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e inflamacionit dhe rritjen e memories. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e simptomave të astmës dhe uljen e kolesterolit të keq në trupin tuaj, duke rritur nivelin e HDL ose kolesterolit të mirë. Ky acid yndyror është gjithashtu i dobishëm për shëndetin tuaj të lëkurës, për shkak të rigjenerimit të shkëlqyer dhe vetive hidratuese.

4. Parandalon plakjes e lëkurës ! Në këtë link do të lexoni mënyrën e përdorimit të këtij vaji për të përfituar maksimalisht

5. Shëndeti i aparatit tretës

Arrat Macadamia përmbajnë rreth 7% fibra dietike të tretshme duke ndihmuar në procesin e tretjes, largimin e toksinave etj.

6. Shëndeti i zemrës

Arrat Macadamia janë të pasura me yndyrna të shëndetshme që promovojnë shëndetin e zemrës, ulur kokesterolin dhe pastrimin e artereve.

7. Të pasura në acide yndyrore omega

Vaji i arrave macadamia përmban sasinë e duhur të acideve yndyrore omega. Kjo është e rëndësishme për trupin tuaj që të marrë sasinë e duhur të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6, sepse një çekuilibër mund të shkaktojë probleme shëndetësore, që përfshin kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artriti.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor