Orakulli i kuzhinës 2 Maj 2019

Nga parandalimi i qelizave kancerogjene deri tek dobësimi; këto janë vlerat e paçmueshme të thjerrëzave

Orakulli i kuzhinës

Thjerrëzat janë të pasura me fibra, proteina, zink, hekur, kalium, folate dhe vitamina B. Në fakt, vetëm ¾ e një filxhani me thjerrëza sigurojnë 12 gram fibra dhe 13 gram proteina. Thjerrëzat vijnë në shumë varietete nga ato të të gjelbrat e errët, deri te lloji i vogël i kuq ! Këta të fundit janë prefektë për supa, ndërsa ato të gjelbrat janë më të përshtatshme për sallatë. Këtu janë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të thjerrëzave.

Përfitimet shëndetësore të thjerrëzave:

1. Menaxhimi i diabetit

Thjerrëzat i përkasin familjes së fasules, të njohura për vlerat e tyre ushqyese. Fibrat  dietike ndihmojnë në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ngadalësojnë shkallën në të cilën ushqimi absorbohet nga gjaku, duke ruajtur vazhdimisht nivelin tuaj të sheqerit.

2. Aparati tretjes

Niveli i lartë i fibrave bën që këto kokrra të thithin ujin në traktin tuaj të tretjes, duke “gllabëruar” dhe duke eliminuar mbeturina jashtë traktit të tretjes. Kjo i bën thjerrëzat një ushqim i mirë kundër fryrjes, kapsllëkut, zorrëve të irrituara etj.

3. Shëndeti i zemrës

Disa studime kanë treguar se konsumimi i ushqimeve me fibra si thjerrëzat, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, thjerrëzat janë një burim i madh i magnezit dhe folateve,  të cilat janë kontribuuese  të mëdha në shëndetin e zemrës.

4. Parandalon kancerin

Seleni i cili gjendet tek thjerrëzat ndihmon në parandalimin e inflamacionit, duke përmirësuar përgjigjen imune ndaj infeksioneve  dhe duke zvogëluar normat e rritjes së tumorit, duke stimuluar prodhimin e qelizave që shkatërrojnë qelizat e këqija. Gjithashtu ky mineral  ndihmon në detoksifikimin e disa komponimeve që shkaktojnë kancer në trupin tuaj.

5. Të pasura me hekur

 Thjerrëzat rekomandohet sidomos për gratë gjatë ciklit menstrual,  të cilat janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit. Mund të jenë një zëvendësuese e mirë e mishit, pasi thjerrëzat janë një burim i mirë proteinash dhe nuk janë të pasura me kalori dhe yndyra. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës, që transporton oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit.

6. Burim i pasur i acidit folik

Thjerrëzat  janë një burim i mirë i kompleksit të vitaminës B, si acid folik ose folate. Konsumi i acidit folik nga gratë shtatzëna ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes. Sipas një studimi nga Susan J. Duthie, në Institutin e Kërkimeve Roëett në Aberdeen të Britanisë së Madhe, mungesa e acidit folik shpesh rezulton në defekte të tubit nervor. Folatet që janë me shumicë tek thjerrëza ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut! Gjithashtu, dihet të jetë efektive kundër dëmtimit të ADN-së dhe hipertensionit, që mund të rezultojë në kancer.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor