Orakulli i kuzhinës 2 Maj 2019

Kumbullat dhe lëngu i tyre, minierë lëndësh dhe mineralesh; Ja dobitë shëndetësore që kemi nga ky frut

Orakulli i kuzhinës

Kumbullat, frut i familjes së pjeshkave, nektarinave e qershive, janë aq të shëndetshme sa nuk duhet të lëmë rast pa përfituar nga vlerat e tyre ushqyese. Më poshtë Living do të listojë disa dobi shëndetësore të këtij fruti i cili vjen në disa variacione.

Kumbullat dhe lëngu i tyre trajtojnë kapsllëkun

Ky frut vepron si laksativë natyral, në sajë të përmbajtjes së sorbitolit. Sorbitoli është një substancë e ëmbël  që gjendet në disa fruta dhe ndihmon në lëvizjen e zorrëve.

Konsumi i tyre ndihmon rregullimin e ritmit të zemrës dhe presionin e gjakut

Nëse vuani nga presioni i lartë të gjakut, është një ide e mirë të merrni në konsideratë përfshirjen e kumbullave dhe lëngun e tyre në dietën tuaj. Ato përmbajnë sasi të mira të kaliumit, një mineral që ndihmon rregullimin e ritmit të zemrës, si dhe mban presionin e lartë të gjakut në kontroll.

Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Për shkak se ato janë të pasura  me fibra, konsumi i kumbullave dhe lëngut të tyre mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve kardiovaskulare.  Kjo për shkak se fibrat ndihmojnë në pastrimin e arterieve, duke ulur kështu rrezikun e tensionit të lartë që mund të çojë në sëmundje të zemrës, si dhe në sulme në zemër apo goditje në tru.

Ndihmojnë në trajtimin e anemisë

Përfshirja e ushqimeve të pasura me hekur në dietë rekomandohet për të ndihmuar në parandalimin e anemisë, në veçanti llojit që është shkaktuar nga mungesa e  hekurot. Ky mineral ndihmon në nxitjen e zhvillimit të qelizave të kuqe të gjakut. Për shkak se kumbulla dhe lëngu i tyre janë burime të shkëlqyera të hekurit, konsumi i tyre mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë shkaktuar nga mungesa e  hekurit.

Kumbullat janë burime të mira të vitaminave A dhe K

Vitamina A mpreh shikimin tuaj e gjithashtu është përgjegjëse për një lëkurë të bukur.Një tjetër lëndë ushqyese e gjetur me shumicë tek kumbullat është vitamina K,  e nevojshme për koagulimin e duhur të gjakut dhe kockat e shëndetshme. Falë antioksidantëve kumbullat mund të mbrojnë trupin nga dëmtimi radikaleve të lira.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor