Marredhenia ne çift 1 Maj 2019

5 shkaqet kryesore që pengojnë një grua të arrijë pikun e kënaqësisë dhe shijojë orgazmën

Marredhenia ne çift

Pavarësisht asaj që përshkruhet apo shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizikë, emocionalë dhe psikologjikë, të cilët n.q.s nuk janë në koherencë me njëri-tjetrin nuk lejojnë që një grua ta shijojë atë.

Shkaqet fizike: Shumë sëmundje, si diabeti apo skleroza e shumëfishtë, ndryshimet fizike apo marrja e medikamenteve të ndryshme ndikojnë në shfaqjen e problemeve me orgazmën.

Ndërhyrjet gjinekologjike: Operacionet e qafës së mitrës, heqja e mitrës, prania e aderencave nga infeksionet kronike i bëjnë marrëdhëniet seksuale të dhimbshme.

Medikamente të ndryshme: Medikamentet që përdoren për mjekimin e tensionit të lartë të gjakut, antialergjikët apo antidepresivët ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve seksuale.

Alkooli dhe droga: Sasia e madhe e alkoolit dhe përdorimi i drogave të ndryshme pengon aftësinë për arritjen e orgazmës.

Mosha: Me kalimin e viteve gruaja pëson ndryshime anatomike, hormonale, neurologjike apo kardiovaskulare, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në seksualitetin e saj. Vlerat estrogjenike gjatë kalimit në menopauzë, sjellin një ulje të ndjeshmërisë së klitorit, kokave të gjoksit, lëkurës. Po ashtu ndodh një pengim në qarkullimin e gjakut në vaginë dhe klitor, çka sjell stopim të orgazmës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor