Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Receta nga Linda Fishta; Fotografia: Armand Habazaj
Koha e përgatitjes -15 minuta/ Koha e pjekjes -20 minuta
PËRBËRËSIT për një tavë drejtkëndëshe 23x20 cm:
350 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të vogla
160 g sheqer
160 g gjalpë
80 g miell Tip 00
4 vezë
një majë thike kripë
6 lugë Mascarpone ose pana për ëmbëlsira, ose 3 lugë pana e 3 lugë Mascarpone
200 g fruta pylli të freskëta ose të ngrira
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Shkrijmë çokollatën në një tenxhere në banjëmari. E heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin të prerë në kubikë, sheqerin, kripën, vezët, miellin dhe i përziejmë me shpejtësi me rrahësen e vezëve me dorë.
2. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell, trashësia e të cilit duhet të jetë jo më shumë se 3 cm. E pjekim për 20 minuta; brenda duhet të ngelet pak i lagësht. Më pas e lëmë të ftohet mirë përpara se të shpërndajmë kremin.
Pak para se ta shërbejmë përgatisim kremin: përziejmë mirë me pirun Mascrpone-n që të bëhet më kremoz dhe e shpërndajmë me lugë mbi brownie, i vëmë përsipër disa fruta pylli dhe e spërkasim me pak sheqer pluhur. Nëse do të përdorni pana dhe Mascarpone i rrahim të dyja me rrahësen elektrike, derisa të bëhen si krem.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...