Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda FISHTA/Fotografia ARMAND Habazaj
Qoftet nuk janë aq të lehta për aparatin tretës sa duken, por që të mos trëndoheni shume duhet të provoni këtë variant të tyre me kunguj dhe djathë. Nëse vërtet nuk bëni dot pa mish mund t’i shoqëroni me një fileto mishi të kuq ose fileto pule.
PËRBËRËSIT: 250 g bukë e fortë (mundësisht e ruajtur prej 3-4 ditësh), 700 g kunguj, 3 vezë të mëdha miell për friturë, djathë i bardhë dhie në thërrime ose kaçkavall i grirë, kripë e piper sipas nevojës dhe vaj për t’i skuqur.
PËRGATITJA: Kungujt e larë, i grijmë me një rende me vrima të mëdha dhe i lëmë te kullesa e makaronave duke i spërkatur më parë me pak kripë. I vendosim një peshë sipër që të nxjerrin ujin. Pas 30 minutash i shtrydhim me dorë.
Në një tas, përziejmë kungujt, bukën e grirë në thërrime të vogla, djathin, vezët si dhe pak kripë e piper (mos harroni që kungujt i kishim kripur më parë). I përziejmë me dorë dhe sipas nevojës shtojmë pak miell, derisa të kemi një brumë që mund të punohet me dorë. Lagim duart me pak ujë, marrim pak nga brumi, i japim formë të rrumbullakët dhe e lyejmë me pak miell nëse është nevoja. Vëmë një tigan me vaj në zjarr dhe skuqim qoftet nga të dyja anët. I heqim dhe i vëmë në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Janë të mira si të ngrohta, edhe të ftohta.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...