Aktualitet 26 Prill 2019

Hekurat me Kaldajë Philips – Për një hekurosje perfekte.

Aktualitet

 
Të gjithë kanë nevojë të hekurosin, por askush s’ka dëshirë ta bëjë realisht. Ajo që na tërheq më tepër janë rezulatet e mira: rroba që duken bukur dhe që hekurosen lehtë, detaje këto që kërkojnë vëmendje dhe përkujdesje.

Me Hekurat me Kaldajë, përjeton eksperiencën më të lehtë dhe unike të hekurosjes. Lehtësia në hekurosjen e rrudhave më të vështira, garantohet nga kombinimi perfekt i nxehtësisë dhe fuqisë së avullit të vazhdueshëm. Teknologjia smart OptimalTemp mbron rrobat pa patur nevojë të ndryshosh temperaturën, duke garantuar mos djegjen pavarsisht sa delikat është lloji i copës.

Ka disa risi novatore që e bëjnë Hekurat me Kaldajë Philips zgjedhjen perfekte për përkujdesjen efikase për të gjitha rrobat.

Ndajmë një eksperiencë reale nga Linda Dido, përdoruese e Philips PerfectCare për një kohë të gjatë:

“Besoj që detajet bëjnë diferencën. Ato bëjnë që të biesh në sy. Mënyra se si vesh rrobat e tua është po aq e rëndësishme sa rrobat që vesh. Më pëlqen të përzgjedh cilësoren në stilin tim të përditshmërisë, prandaj po kërkoja një hekur efikas dhe të sigurt.

Hekuri me Kaldajë Philips është eksperienca ime e parë në përdorimin e hekurit me kaldajë, dhe them me bindje që më ka bërë shumë përshtypje! Vetë proçesi, tashmë është shumë i lehtë dhe i këndshëm. Të them të drejtën isha pak skeptike kur lexova se përgjysmonte kohën e hekurosjes, por e verifikova këtë gjë me përdorimin e parë. I kalon rrobave sipër vetëm njëherë dhe je në rregull!
Tejçon avull të fuqishëm i cili penetron copën përtej duke bërë të mundur që grumbulli i rrobave të mbarojë shpejt.

Më pëlqen rehatia që më ofron fakti se hekuri s’do të më djegë rrobat, siguri e cila për mua është goxha avantazh! Pa patur nevojë të gradosh temperaturën për materiale të ndryshme.

Nuk ke më nevojë për përzgjedhje paraprake të rrobave apo të presësh që temperatura e hekurit të bjerë apo të rritet në varësi të copës.

Nuk mund ta vlerësoj këtë hekur me tepër se kaq! Kam provuar gjithashtu hekurosjen vertikale për disa nga fustanet e mia më delikate. Pesha e lehtë e hekurit e bën aq të lehtë, eliminimon rrudhat në mënyrë të menjëhershme. Hekurosje perfekte, të cilën më parë e merrja vetëm nga pastrimi kimik. Gjithashtu ja vlen të përmendet rezervuari i hekurit që mban mjaftueshëm ujë sa për të mos patur nevojë për ta rimbushur gjatë proçesit.

Hekuri me Kaldajë Philips është thjesht fantastik! Rezultatet e mira me hekurosjen me avull, përshtatshmëria e temperaturës me materialet e ndryshme dhe përdorimi i sigurt përreth fëmijëve e bëjnë atë një produkt super cilësor.

Ua rekomendoj të gjithëve!

Linda Dido

Çfarëdo lloj nevojash ose pritshmërish keni në hekurosje, Hekurat me Kaldajë Philips sigurojnë një eksperiencë të lehtë, dhe të sigurtë. Zbuloni modelet duke vizituar http://www.ironing.philips.com.al/ dhe mësoni pse këta hekura me kaldajë ju përshtaten nevojave tuaja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor