Aktualitet 26 Prill 2019

Përse këtë të dielë duhet të vizitoni patjetër dyqanin Women’Secret në TEG?!

Aktualitet

 

Shumë prej nesh kanë filluar të mendojnë e të planifikojnë pushimet e shumëpritura të verës, apo kanë filluar të kërkojnë për veshjet e reja te plazhit, që sigurisht duhet te jenë të bukura, të veçanta dhe shume komode.

Nuk keni pse lodheni më për këtë, sepse ju sugjerojmë që të dielën, më 28 Prill të kaloni patjetër në dyqanin Women’Secret në TEG. Është pikërisht ai, dyqani që ju duhet me rroba banje, veshje intime, pizhama dhe aksesorë, për t’iu bërë ta ndjeni veten të bukura, komode e tërheqëse, duke i bërë këto pushime më të bukurat që mund të keni kaluar.

Ka gjithashtu edhe një sekret për ju.

Në fakt janë 200 "Çanta të sekreteve" që po ju presin për tu mbushur me produktet e Women’secret.
Vetëm ato që do të kenë këtë çantë do të mund zgjedhin, pa limit produkte të cilat do ti paguajnë me GJYSMË ÇMIMI!

Çfarë mund të blini ju në këtë dyqan?
Plot. Që nga rrobat e banjës më në trend të momentit, me dizajne të shumëllojshme dhe me materialet më cilësore, tek kardiganet, jumpsuit, shajet, shtrojet, aksesorët dhe gjithçka tjetër për të plotësuar look-un tuaj në plazh.

Edhe ju që prisni të bëheni nuse këto kohë, duhet patjetër të shihni koleksionin “bridal” të veshjeve intime. Në tonet e bukura të ngjyrave pastel, detajeve elegante të dantellës dhe mëndafshit, ju do të ndjeheni më të bukura e sensuale se ndonjeherë. Veshur në to, dita juaj e dasmës dhe sigurisht ato që do të vijnë më pas, do të jenë më sensualet e romantiket.

Por nuk mund të mungojnë as artikujt për përditshmërinë tuaj, gjatë të cilës veshjet intime duhet të jenë veçanërisht të rehatshme. Për këtë zbuloni gjithçka që ju ofron koleksioni “Essential”.

Ne ju sigurojmë që në fund do të ndjeheni “Të bukura, komode dhe sexy” siç është edhe slogani i kësaj marke.

Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë;
1- shkoni në TEG ,
2- gjeni “Çantën tuaj të sekreteve” nga Women’Secret
3- MERRE, MBUSHE & PËRFITO 50% për çfarëdo që do zgjidhni, pa limit produkti apo sasie.

Dyqanin Women’Secret e gjeni midis hyrjes violë dhe asaj të gjelbër.

Women’Secret është markë spanjolle e cila prej vitit 2017 është e pranishme edhe në Shqipëri dhe manaxhohet nga Fashion Group Albania, rrjeti i pare retail shqiptar në tregtinë e veshjeve, pjesë e Grupit Balfin.

 
 
 
 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor