Marredhenia ne çift 25 Prill 2019

Orgazma e thithkave ekziston dhe është ndër më të fuqishmet; çfarë duhet të bëni nëse doni ta përjetoni

Marredhenia ne çift

Në një botë të “fiksuar” me atë që është në mes të këmbëve tuaj, është e lehtë të harrosh zonën më erogjene të trupi: thithat. Dr Janet Brito, PhD, një seksolog dhe psikolog klinik, pohon se femra mund të përjetojë një nga orgazmat më të fuqishme vetëm falë stimulimit të thithkave. Pa penetrimin e organit mashkullor, pa stimulimin e klitorit apo ndonjë praktikë tjetët seksuale, thuhet e besohet se femra mund të arrijë kënaqësinë maksimale edhe përmes prekjes së gjoksit.

Në fakt, duke stimuluar thithkat dhe indet e gjirit, ju mund të arrini kulmin e kënaqësisë seksuale si një orgazmë gjenitale. Ajo mund të jetë po aq e fortë sa orgazmat e tjera ndaj seksologët i mëshojnë fort faktit se paraloja është çelësi.

Oh, dhe pjesa më e mirë? Orgazmat e thithkave mund të jetë pararendëse e një orgazme gjenitale nëse doni të keni orgazma të shumta në të njëjtën kohë.

Si e arrini orgazmën?

Praktika, praktika, praktika. Të gjitha trupat reagojnë ndaj stimulimit në mënyrën e tyre kështu që është e rëndësishme të eksperimentoni, të dëgjoni trupin tuaj dhe të fokusoheni në aspektin e kënaqësisë - jo domosdoshmërisht në qëllimin final.

 

Pra lejoni veten dhe / ose partnerin tuaj të eksplorojë aftësitë e trupit tuaj pa gjykim ose pritshmëri. "Një orgazmë e gjinjve, si një orgazmë klitorale, kërkon durim dhe kuriozitet. Mos kini frikë të eksperimentoni dhe të provoni qasje të ndryshme për të zbuluar se çfarë ju bën të ndiheni  mirë. Living

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor