Aktualitet 24 Prill 2019

Lotaria amerikane 2019, ambasada zbulon datën kur dalin përgjigjet; ja si mund të verifikoni që jeni fitues

Aktualitet

Duke nisur nga data 7 maj 2019 të gjithë aplikantët e regjistruar të programit të lotarisë DV-2020 mund të kontrollojnë statusin e tyre nëse janë përzgjedhur zyrttarisht fitues. Ambasada Amerikane njofton se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2020, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nga vetë qytetarët përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) duke klikuar KËTU dhe nuk ka njoftim përmes e-mailit. 

Njoftimi i plotë vijon si më poshtë :'' Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.''

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor