Aktualitet 24 Prill 2019

Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së 25 vjeçares në Elbasan, reagojnë familjarët «Mjekët e lanë në baltë»

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të hënë qytetin e Elbasanit, ku një 25-vjeçare e identifikuar si Rexhina Debrova humbi jetën një orë pas lindjes me prerje cezariane. Menjëherë policia ka marrë në pyetje dy mjekët që dyshohen për mjekim të pakujdesshëm, por ata kanë mohuar akuzat dhe kanë këmbëngulur që 25-vjeçarja pësoi një patologji të rrallë, duke kërkuar lirim të menjëhershëm. Sipas tyre 25-vjeçarja Rexhina Debrova ndërroi jetë si pasojë e një patologjie që hyn në rastet e rralla të komplikacioneve.

Në të njëjtën linjë me dëshmitë e mjekëve ishte dhe reagimi i Spitalit të Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes. ‘’Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar, 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës. ëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator ‘trombemboli pulmonare’, i ashtuquajtur infarkt mushkërie’, thuhet në deklaratën zyrtare.

Policia kashoqëruar dhe dy infermierë që asistuan në operacionin e Debrovës, por mëngjesin e sotëm ata u lanë të lirë. Do të jetë ekspertiza shkencore mjeko-ligjore, ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes dhe nëse kanë pasur apo jo faj mjekët. Familjarët e të ndjerës reaguan ashpër dhe kanë kërkuar të zbardhin shkaqet e vdekjes të gruas 25-vjeçare. Ata kanë akuzuar mjeket për neglizhencë dhe mungesë profesionalizmi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor