Aktualitet 24 Prill 2019

Iqos godet përsëri; Risia e duhanpirjes - drejt dimesioneve të reja dhe të ardhmes

Aktualitet

Nuk është sekret që marrëdhënia ime me IQOS është dashuri me shikim të parë. Takimi ynë i parë ndodhi në Bologna, në një nga Ambasadat IQOS ose pikat e shitjes së pajisjes; ku pata mundësinë jo vetëm të shihja të gjitha modelet, aksesorët, por dhe të testoja të gjitha shijet për të gjetur të preferuarën.
Kështu vazhduan muajt duke pritur me kërshëri ardhjen e tij në Tiranë. Muaj gjatë të cilëve jam orvatur në kërkim të përdoruesve si puna ime. Story në Instagram për të gjetur produkt, buzëqeshje dashamirëse më të panjohur që kanë të njëjtin hall, biseda apo zënka me miq rreth eksperiencës së re dhe përparësive që Iqos ka.


Nuk thonë kot që gjërat vijnë kur nuk I pret. Ashtu ndodhi, kur kisha arritur një ekuilibër dhe Iqos u bë si një aksesor i domosdoshëm i ditës time, erdhi ftesa për të qënë pjesë e Milano Design Week, ose Java e Dezajnit në Milano. Bashkë me gazetarë të tjerë nga e gjithë bota, e ftuar në një nga eventet botërore më të rëndësishem për të gjithë artistët dhe kompanitë e design të cilët prezantojnë në të gjithë qytetin, trendet për vitet e ardhshme. Një qytet në funksion të së ardhmes.


Vizita ishte e mirë organizuar, deri në detaje. Philip Morris është një kompani që di të të bëjë për vete. Mbrëmje, evente, takime, darka, vizita, një zbulim i një Milano moderne dhe avantguarde në vendet më të bukura, të zgjedhura dhe elegante. I gjithë qyteti ishte në shërbim të projektit Tortona Rocks ( zona ku zhvilloheshin disa nga ngjarjet), për FuoriSalone ( në italisht) ose Java e Dezajnit e cila, bëri bashkë 20 projekte, 60 dezajner dhe 50 kompani. Klikoni në iqos.com

E gjithë Milano në funksion të një identiteti të ri i cili vlerëson dhe elementin lokalist por dhe skenat e reja, teknologjinë dhe inteligjencën artificial robotike. Sepse të bësh design kontemporan, do të thotë të projektosh stile jete të qëndrueshme.


Iqos, produkuti më i ri i kompanisë Philip Morris International, u prezantua me projektin e ri që quhej IQOS WORLD NGA ALEX CHINNECK, një artist anglez, i famshëm sidomos për ndërhyrjet e tij specifike, në godina ose objekte, të cilat ndryshojnë përceptimin e vendit.

Eventi IQOS u mbaj në Spazio ‘400, Opificio 31, në zemër të zona Tortona dhe projeksioni i parë, ishte një godinë ekzistuese, e pajisur me një zinxhir të madh, gjysmë i hapur, që tregonte një pjesë të fasadës. Një iluzion arkitektonik i animuar i cili tërhiqte gjithë vemendjen e oborrit ‘400 ( Spazio ‘400 ose Hapësira ‘400) i cili ishte i ndarë në ambiente dhe hapësira ku prezantoheshin projekte nga më të ndryshmet.


Bashkëpunimi me Alex Chinneck, i cili është i njohur për skulpturat surreale të cilat bashkojnë, artin, arkitekturën dhe teatrin, është si një mesazh nga PMI ( Philip Morris International) e cila po bën ndryshime dhe investime rrënjësorë në një të ardhme pa tym duhani. Një kompani ndërkombëtare duhani, e cila po shndërrohet në një kompani shkence dhe teknologjie duke investuar më shumë se 6 miliardë dollarë për të zhvilluar një pajisje e cila nuk e djeg duhanin por e ngroh dhe avullon; IQOS: (iqos.com) Një trasformim, një vizion i ri, i cili i ka dhënë duhanpirësve si puna ime, një alternativë të re më pak të dëmshme.


Bota e Alex Chinneck, nuk mbaron me një godinë e cila ka një fasadë të rindërtuar aq mirë, në çdo detaj dhe në atë të persianeve apo vjetërsisë së kohës që ka kaluar. Iluzionet vazhdojnë dhe në brëndësi të godinës, ku zinxhira të tjerë janë pjesë e dyshemesë ose të mureve.

Një zinxhir në formë rrethore i cili hap një dimension të ri në dysheme, i pasuruar me drita që ndryshojnë ngjyrën me intervale kohore të caktuara; foto must për Instagram.


Simboli i zinxhirit ishte firma e artistit, i cili kishte rikonceptuar ambiente dhe hapësira ekzistuese, me disa të çara surreale, nga të cilat përçonte, drita e paprekshme me ngjyra të forta, që trasportonte spektatorin ( mua në këtë rast) në një eskperiencë të re, e pasuruar dhe nga muzikat e ndryshme në çdo dhomë. Forma të reja dhe të papritura, mure dhe dysheme, si metafora të një proçesi transformues , drejt rrugëve të padukshme të së ardhmes. Është pjesë e natyrës njerëzore të zbulojmë se cfarë ka mbas limiteve, se si do i perceptojmë ato. Ishte pikërisht ky mendimi, apo projekti që udhëhoqi zhvillimin e bashkëpunimit midis IQOS DHE ALEX.


Si shumë kompani të mëdha botërore që zgjodhën të ekspozoheshin dhe prezantonin projektet e tyre në Milano, edhe kompania Philip Morris, dëshiron të komunikojë vizionin, filozofinë e re dhe kreative me një publik ndërkombëtar dhe të kujdesshëm ndaj risive, sikurse jemi dhe ne në Living.
Në konferencën e shtypit të dhënë menjëherë mbas eventit, Alex tha që objektivi i tij ishte krijimi i një eksperincë pozitive dhe surreale për mijëra njerëz që do vizitonin Milan Design Week.
Ja arriti qëllimit pa asnjë lloj dyshimi.
Vizita jonë dy ditore vazhdoi me tour-e dhe shëtitje në disa pjesë të qytetit, bashkë me grupin e gazetarëve ndërkombëtarë, për të krijuar kontakte dhe për të ndarë eksperiencën e IQOS WORLD (iqos.com)  Ky ka qënë një udhëtim nga i cili kam ardhur plot foto, poster, çanta, revista, broshura, e ide të reja.


Qershia mbi tortë? Kthimi që përkoi me ardhjen e IQOS edhe në Shqipëri. Tani jam e qetë dhe e lumtur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor