Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Pavlovat mund të përgatiten 3-4 ditë para dhe të ruhen në një kuti hermetike. Kremi mund të përgatitet disa orë më parë, por Pavlovat duhet të mbushen
vetëm 2-3 orë para se të konsumohen.
PËRBËRËSIT PËR 4 FORMA: 4 të bardha vezësh në temperaturë ambienti,
125 g sheqer normal, 125 g sheqer pluhur, 10 pika limoni.
PËR KREMIN: 150 g Mascarpone, 100 g kos grek (kos i trashë) ose
pana, po nuk patët kos të trashë, 2 lugë sheqer pluhur, 1 bustinë vanilje, 1 lugë arrë kokosi e grirë.
PËR DEKORIMIN: 1 mango e vogël, 4 lugë të vogla arrë kokosi,fruta pylli sipas dëshirës.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 100° C. 1 Bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahësen elektrike të tyre dhe kur të jenë bërë shkumë,
shtojmë pjesë-pjesë me lugë sheqerin normal. Kur vezët janë bërë si borë e ngrirë, shtojmë pikat e limonit dhe sheqerin pluhur dyherësh dhe pasi t’i rrahim edhe 5 minuta kremi është gati. Hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe në tavën ku kemi shtruar letër furre të lyer me gjalpë, bëjmë 4 forma të rrumbullakëta me diametër 10 cm e lartësi 5 ose 6 cm. Nëse nuk keni qese pastiçerie, mund të përdorni lugë, duke krijuar një gropë në mes.
I pjekim në furrë për 1 orë dhe 1 orë tjetër i lëmë në furrë të fikur me derën mbyllur. Përziejmë me rrahësen elektrike Mascarpone-n, vaniljen, kosin/ panën, arrën e kokosit, sheqerin. Mangon e presim në copa, pasi ta qërojmë dhe më pas e grijmë si pure me grirësen e frutave. I bashkojmë të dyja masat dhe i përziejmë me pirun. Kur Pavlovat të jenë ftohur plotësisht, i mbushim me pak krem sipër nga pureja e mangos. Shpërndajmë sipër arrën e kokosit te secila dhe i lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë përpara se t’i konsumojmë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...