Kujdesi per fytyren 23 Prill 2019

Mësoni si të përgatisni këtë vaj mjekre në shtëpi dhe partneri do t'ju falenderojë

Kujdesi per fytyren

Rritja e mjekrës ishte një nga trendet që u përhap gjerësisht në masë e me shumë mundësi (ju) nëse jeni mashkull , ose partneri juaj (nëse ju që po lexoni jeni femër) e rriti mjekrën vetëm se kjo ishte në modë. Megjithatë sot nuk do të flasim për tendencën, kujt i shkon apo jo, por për kujdesin ndaj mjekrës.

Ju mund të pyesni veten, se për çfarë produktesh mund të keni nevojë, e në këtë artikull do të mësoni se të mbash mjekër nuk është aq e lehtë (meshkujt mund ta dinë edhe më mirë)! Nëse dëshironi që mjekra juaj, apo e partnerit të jetë e butë, e pastër  kjo do të thotë më shumë sesa thjesht larje fytyre. Receta që do ju japim më poshtë mund të ndihmojë në luftimin e rritjes së baktereve e gjithashtu do të mbajë mjekrën dhe lëkurën tuaj të hidratuar !

Kjo recetë e vajit të mjekrës ndihmon gjithashtu në luftën kundër akneve.

Vaj kokosit është përbërësi kryesor në këtë recetë. Ai jo vetëm që do të mbajë mjekrën tuaj dhe lëkurën të hidratuar, por gjithashtu parandalon shumimin e baktereve. Në këtë mënyrë, vaji i kokosit ndihmon në luftën kundër puçrrave të fytyrës. Nëse keni lëkurën e thatë mund të përdorni vaj bajameje.

Për këtë recetë  do t'ju duhet:

Vaj kokosi ose vaj bajame

Dy vajra esenciale të ndryshme. Ju mund të zgjidhni të përdorni lavandë, mente, vajin e pemës së çajit apo eukalipt.

Përgatitja:

Ngrohni një lugë gjelle vaj kokosi (rekomandohet në trajtë lëngu)

Përzieni 7 pika të çdo vaji esencial dhe përziejeni.

Me ndihmën e një krehëri merrni pak nga përzierja dhe aplikojeni në mënyrë të barabartë në të gjithë mjekrën tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor