Orakulli i kuzhinës 23 Prill 2019

Hani një herë në javë oriz të zi dhe nuk do e besoni çfarë do ndodhë me trupin tuaj; ja vlerat e pabesueshme të kësaj kokrre

Orakulli i kuzhinës

Oriz i zi, i njohur edhe si orizi i ndaluar, është mbjellë që në lashtësi dhe përfitimet e tij shëndetësore njihen prej shekujsh. Ky ushqim shtrohej vetëm në tryezën e mbretërve, por sot gjendet gjerësisht edhe në tregun masiv.

 Ndonëse orizi i zi nuk është aq popullor sa orizi i bardhë, ai ka jo pak përfitime mbresëlënëse shëndetësore. Këto të fundit përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës, përmirësimin e shëndetit të aparatit tretës, parandalimin e diabetit etj.

1. Forcon sistemin imunitar

Oriz i zi është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë dëmtimin e radikaleve të lira, të përmirësojë funksionin e trurit, të zvogëlojë inflamacionin dhe madje të ndihmojë në mbrojtjen kundër qelizave të këqija.

2. Mbron zemrën

Studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të orizit të zi përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës. Oriz i zi ul rrezikun e formimit të pllakave në arterie dhe ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Ky oriz gjithashtu përmban phytokimikate që punojnë për të mbajtur në nivele optimale kolesterolin.

3. Detoksifikon Trupin

Studimet kanë treguar se ngrënia e orizit të zi mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga toksina. Antioksidantët në orizin e zi punojnë për të reduktuar stresin oksidativ , të pastrojë mëlçinë dhe arteriet.

4. Shëndeti Digestiv

Fibrat që gjenden me shumicë në kokrrat e orizit të zi ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut, fryrjes dhe problemeve të tjera të tretjes.  

5. Ndihmon në parandalimin e diabetit

Duke ngrënë orizin e zi ju ngadalësoni përthithjen e sheqerit në gjak, duke reduktuar kështu rrezikun e për t’u prekur nga diabeti dhe mbajtjen e niveleve të duhura  të sheqerit në gjak.Hulumtimet kanë treguar se ky varietet  mund të ndihmojnë në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës. Rezistenca e insulinës rrit gjithashtu rrezikun e obezitetit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor