“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Emri i tij është një ndër më të përfolurit në radhët e politikës dhe jo vetëm. Pas një periudhe relativisht të vështirë mes akuzave për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, dorëheqjes nga posti i ish-ministrit të Brendshëm dhe tërheqjes së plotë nga radhët e PS-së, në familjen e Saimir Tahirit ka ardhur një gëzim i ri. “Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat”- shkruhej në suplementin ''Bluetooth" më datë 30 mars.
Dhe mesa duket pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi, pasi familjes së Saimirit, Fatlindës dhe Drinit, i është bashkuar edhe Goliku.Nuk e dimë me saktësi kur mund të ketë lindur pinjolli i ri i familjes Tahiri, por ish-deputeti dhe eksponenti i njohur i PS-së ka lajmëruar lindjen e tij, ditën e djeshme. “Im bir, Goliku!”- shkruan Tahiri në foton ku teksa e mban në krahëror, duke zbuluar portretin e plotë të vogëlushit.
“Golik” është një emër i veçantë dhe 100% shqiptar. Atë e mban një urë që ndodhet 40 kilometra larg Pogradecit, madje edhe fshati ku ndodhet ura mban të njëjtin emër, Golik. Kjo urë është ndërtuar në shek II dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë. Ura është ndërtuar me gurë të gdhendur, ku bie në sy pjesa e poshtme e qemerit e cila ka gurë të mëdhenj dhe të punuar mirë, kjo jo thjesht për estetikë, por për ta bërë strukturën më solide dhe më të fortë. Living i uron vogëlushit jetë të gjatë dhe shëndetshme!
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...