Letra 20 Prill 2019

Letra e 5 vjeçarit që vdiq nga kanceri po bën xhiron e botës; fjalët që u përlotën të gjithë

Letra

Në shtator 2017, katërvjeçari Garrett Michael Matthias u diagnostikua me një kancer të rrallë. Për dhjetë muaj, ai duroi kimioterapinë brutale dhe rrezatimin, por ai kurrë nuk humbi ndjenjën e tij të humorit. Njerëzit që i thanë lamtumirën në momentet e fundit, u befasuan nga përgjigjja standarde e Garrett: "Shihni më vonë, budallenj!" Kur prindërit e djalit të vogël mësuan se kanceri do të ishte fatal vednosën të shkruanin të gjitha mendimet e tij për jetën dhe vdekjen. Garrett vdiq më 6 korrik 2018. Pesë ditë më vonë, familjarët shfaqën një regjistër që tregonte cdo gjë mbi jetën e vogëlushit në bazë të fjalëve të tij.  Fjalët e tij do t'ju bëjnë të qeshni, të qani, ose ndoshta edhe të dyja. Ndërmjet të gjitha përgjigjeve që ai dha më të bukurat dhe të cuditshmet ishin: " Unë jam Garret Michael Matthias, jam një bulldog, kur të rritem dua të bëhëm një boksier profesionist. Ngjyrat e mia të preferuara janë e zeza kombinuar me jeshilen dhe bluja e kombinuar me te kuqen. Gjërat që pëlqej më shumë janë: Kur luaj me motrën time, Legot e mia,Batman dhe kur prindërit më vënë në gjumë. Gjërat që urrej më shumë janë: Pantallonat, Kancerin idiot dhe budalla, gjilpërat. Kur të vdes dua të bëhem një gorrillë dhe të bëj pis babin me kak hahah. "

Pyetjen nëse do të donte të varrosej apo të digjeshin eshtrat e tij ai iu përgjigj" Të digjen si në filmin e tij të preferuar kur mamaja e personazhit kryesor(THOR) vdes dhe ai djeg eshtrat e saj e më pas ajo shëndohet në një pemë. Kështu dhe ai do të jetonte kur të shëndrohej në një gorrillë.

Këto fjalë të vogëlushti kanë përlotur një botë të tërë pasi përgjigjet e tij plot fantazi për jetën janë shumë prekëse.

Historia e tij ka frymëzuar një libër me titullin " Dirty, stupid, Cancer"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor