Letra 19 Prill 2019

«Nuk gjeta paqe derisa shtrëngova vajzën për herë të parë», letra emocionuese e një gruaje pas vuajtjeve të abortit

Letra

“Kur fëmija im i tretë ishte 18 muajsh, vendosëm të fillonim të përpiqeshim për fëmijën tonë të fundit. Ne donim që të gjithë fëmijët tanë të ishin afër në moshë. Kam mbetur shtatzënë shumë shpejt dhe ne ishim kaq të lumtur. Gjithçka po shkonte mirë, deri në një natë kur filloi të më dilte gjak. Mendova se ishte gjakderdhje implantuese dhe nuk mendoja shumë për këtë, derisa situata filloi të përkeqësohej. Unë përfundova në spital ku më thanë se kisha shumë gjasa të përjetoja një abort.

Aty filluan disa nga javët më të vështira të jetës sime. Me një dhimbje të padurueshme emocionale dhe mendimeve së trupi im po dështonte, unë duhej gjithashtu të “mirëprisja” dhimbjen intensive fizike të humbjes së shtatzënisë e gjakderdhjes. Unë nuk isha e përgatitur për asnjë nga këto. Por duhej ta kaloja këtë.

Disa muaj më vonë, kuptova se isha shtatzënë përsëri. Deri atë kohë nuk kisha pasur kohë as të përjetoja trishtimin për humbjen e shtatzënisë së mëparshme. Vendosa të mos ngazëllehem. Javët kaluan dhe dëgjuam rrahjet e para të zemrës, pastaj mësuam se fëmija ynë i çmuar ishte një vajzë. Çdo moment që duhet të ishte mbushur me lumturi dhe gëzim u errësua nga frika dhe ankthi.

Frika kurrë nuk u zbeh plotësisht derisa mjekët e vunë vajzën në gjoksin dhe e dëgjova zërin e saj. Ky ishte momenti i parë që ndjeva paqe prej më shumë se një vit. Vajza ime më ndryshoi jetën dhe më bëri një person shumë më të fortë dhe nënë shumë më të fortë gjithashtu. Unë jam kaq shumë mirënjohëse për të”./BURIMI ''PËR NËNAT"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor