Marredhenia ne çift 19 Prill 2019

5 gjuhët e dashurisë; ja se si të zbuloni tuajën

Marredhenia ne çift

LIBRI “5 gjuhët e dashurisë është shumë i shitur në të gjithë botën. Të paktën 10 MILIONË KOPJE TË SHITURA. Miliona çifte kanë dëshmuar se si është transformuar martesa dhe marrëdhënia e tyre, pasi kanë mësuar të përdorin 5 gjuhët e dashurisë, për të shijuar dashurinë që zgjat për gjithë jetën. Por cilat janë këto gjuhë?

1.FJALËT VLERËSUESE

A- Komplimentet: “Ti je më i bukuri/e bukura!”

B- Fjalët inkurajuese: “E di që të pret një ditë e vështirë, por, duke të njohur ty, nuk kam dyshim që çdo gjë do të shkojë për mrekulli.”

C- Fjalët e mira: “Ajo që më the, më lëndoi vërtet, por e vlerësoj që më kërkove të falur. Ta hedhim pas krahëve dhe të ecim përpara.”

D- Fjalët e thjeshta: “Pse nuk e vesh atë këmishën e bardhë që të shkon aq shumë?” në vend të “Jo, jooo, mos u sajo ashtu!”

2.KOHA CILËSORE

Element kyç për këtë gjuhë dashurie është që vëmendja të jetë te partneri.

A- Bashkëbisedimi cilësor: përfshin të dëgjuarin me kujdes, por edhe drejtimin e bisedës drejt niveleve ku mund të flitet lirshëm për ndjenjat apo frikërat më të thella.

B- Aktivitete cilësore: asaj nuk i pëlqen futbolli, por vjen të të shohë kur ti luan në kalçeto.

3.MARRJA E DHURATAVE

Marrja e dhuratave është një kujtesë e dashurisë. Nëse kjo është gjuha e dashurisë së bashkëshortit tuaj, atëherë kostoja e dhuratave do të jetë hiçmosgjë, krahasuar me dashamirësinë dhe ngrohtësinë që do të merrni në këmbim. Dhurata e vetes: do të thotë të jesh aty, fizikisht e pranishme/i pranishëm, kur ai/ajo ka nevojë për ty. 4SHËRBIMET E DOBISHME

Të ofrosh ndihmë apo të bësh gjëra për të. Ndonjëherë është e vështirë të kuptosh se disa gjëra që do të bëni për të nuk do të vihen re, ndërsa disa të tjera do ta mbushin plot depozitën e tij/saj të dashurisë.

5.KONTAKTI FIZIK

Pa dyshim që nuk duhet kufizuar te prekjet erotike; kjo varion nga një fërkim mbi shpatull, kur i ofron një filxhan kafe, te një përqafim i ngrohtë në një moment krize. Jo të gjitha prekjet janë njësoj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor