Showbiz 17 Prill 2019

Çiljeta Xhilaga nuk heq dorë nga ndryshimet dhe operacionet plastike, ja ç'do të bëjë këtë herë

Showbiz

Ka gati 20 vite që mban kurorën e një prej personazheve më të dashur në Shqipëri. Dhe kjo, sipas të gjithëve atyre që merren me showbiz ka vetëm një përgjigje: sepse ajo ka ditur të jetë e vërtetë në çdo etapë të jetës së saj. Kështu është Çiljeta, e çiltër dhe e drejtpërdrejtë me të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan, madje duke thënë disa të vërteta që kolegët e saj i kanë mohuar kategorikisht: operacionet plastike.

Këngëtarja aq shumë e dashur është treguar gjithmonë e hapur  dhe nuk i ka mbajtur të fshehta nga publiku ndryshimet e saj estetike. Pas ndërhyrjes në hundë, zvogëlimit të gjoksit dhe rimodelimit të mjekrës, mami i Fernandos ka vendosur të bëjë sërish një tjetër ndërhyrje.

''Pas ardhjes në jetë të Fernandos, edhe unë si shumë nëna të tjera kam bërë shumë përpjekje për t’u ndjerë komode me trupin tim... Dhe ja ku erdhi momenti, t’i nënshtrohem liposkulpturës (heqje e dhjamit), një nga ndërhyrjet më të njohura për rimodelimin e trupit,  Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën, s’më ka pëlqyer asnjëherë të gënjej,  madje gjithmonë kam qenë kurajoze të flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje”, është shprehur Çiljeta.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor