“Më ka ndaluar të takoj vajzën”, Ledjona u përgjigjet deklaratave të ish bashkëshortit
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
Zgjidhni librin tuaj dhe lëreni veten të përfshiheni në botën plot emocione dhe të papritura, që vetëm një libër i bukur mund t’jua dhurojë. Mjaftojnë pak rreshta në ditë, për të njohur miq të rinj, për të përjetuar ndjenja të reja dhe sigurisht, për të mësuar prej tyre.
Sekreti i një nate vere: B. A. Paris | Shtëpia Botuese Living
Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën. E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë. Kujt mund t’i besosh, kur nuk ke besim as te vetja jote?
Hakmarrja: Jo Nesbo | Shtëpia Botuese Dudaj
Ana Bethsen gjendet e vetëvrarë në shtratin e saj, por për inspektorin Herri Holi, pas vetëvrasjes në dukje, mund të fshihet shumë më tepër. Një imejl anonym e padit Anën për vdekjen e një gruaje, por kush qëndron pas këtij njoftimi? Forca e errët e hakmarrjes do të shoqërojë çdo faqe të këtij trilleri, i cili mbart plot zhvillime të befta që do të ndryshojnë çdo rrjedhë të parashikueshme të ngjarjes.
Vrasje në shtator: Anne Holt | Shtëpia Botuese DITURIA
Një kufomë zbulohet rastësisht dhe i vetmi i dyshuar duket se është një student holandez, i cili kapet nga një patrullë policie vetëm pak kohë pas vrasjes. Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje së bashku me komisaren simpatike, Hana Vilhelmsen. Rasti është aq i ndërlikuar, sa e shpie Hanën në qarqet më të larta të shoqërisë norvegjeze: avokatë e funksionarë të drejtësisë, biznesmenë, politikanë të njohur...
Udhërrëfyesi për një shtatzëni të shëndetshme: Klinika Mayo | Shtëpia Botuese Living
Shumë pak ngjarje në jetë, mund të krahasohen me rëndësinë dhe gëzimin që të fal lindja e një fëmije. Krijesa e re që do të sillni në këtë botë, do të bëhet aq e rëndësishme për ju, saqë do të bëni të pamundurën për ta rritur dhe mbrojtur atë. Interesi që do të shfaqni për këtë libër, tregon padurimin tuaj për të krijuar një lidhje të pathyeshme.
Kopshti i harruar: Kate Morton | Shtëpia Botuese Living
Në vitin 1913, një vocërrake e quajtur Neli braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Vajza rritet nga kapiteni i portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre. Në ditëlindjen e saj të njëzetenjëtë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj. Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit.
E veçanta e dhjetorit: Donal Ryan | Shtëpia Botuese Pegi
Ky roman rrëfen një vit nga jeta e Xhonsi Kanlajfit, një djalosh i vetmuar, pa përvojë, pa miqësi apo ambicie, që jeton në po atë zonë rurale të Irlandës ku ndodhin ngjarjet e romanit Zemra vërtitëse, shkruar nga i njëjti autor. Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençur se ç’mund të mendojmë.
Vejusha e zezë: Daniel Silva | Shtëpia Botuese Living
ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish. Gabriel Alonit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë. Misioni i saj i rrezikshëm do ta çojë nga periferitë e Parisit, në ishullin e Santorinit, në realitetin e tmerrshëm të kalifatit të Shtetit Islamik e në fund, në Uashington, ku Saladini planifikon një natë të mbushur me terror, që do të ndryshojë rrjedhën e historisë.
Hakmarrja e Kazanovës Mira Meksi | Shtëpia Botuese Onufri
Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjek misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tyre trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Kujtimi i ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri të pathënë dhe një krim të vjetër pasioni…
Porosia e tetë: Anne Holt | Shtëpia Botuese DITURIA
Bashkëshortja e kryeprokurorit Sigurd Halvorsrud gjendet e vrarë në mënyrë makabre dhe menjëherë për Sigurdin nisin hamendësimet se cili është vrasësi. Megjithatë, komisarja Hana Vilhelmsen nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme. Pas gruas së Halvorsrudit, viktimat shtohen duke rritur çdo dyshim të Hanës. Këtë herë zgjidhja e Vilhelmsenit është sa e papritur, aq edhe emocionuese.
E vërteta ime- Hillary Clinton | Shtëpia Botuese Living
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lire nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundërshtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës.
Mish dhe qiell: Pier Paolo Pasolini | Shtëpia Botuese Pegi
Pier Paolo Pasolini ishte shkrimtar, poet, regjisor, dramaturg, gazetar, si dhe një ndër figurat më komplekse të kulturës italiane. Për herë të pare në shqip, nën përkthimin e mrekullueshëm të Aida Baros dhe Edon Qesarit, vjen për lexuesit shqiptarë përmbledhja poetike “Mish dhe qiell” si dëshmi e një zëri të guximshëm qysh në rininë e tij të hershme.
Becoming - Të bëhesh Michelle Obama | Shtëpia Botuese Dudaj
Si është të jesh Michelle Obama, një nga grate më frymëzuese e më të guximshme në kohët ku jetojmë? Në këtë libër, ish-zonja e parë e SHBA-së vjen me një rrëfim për fëmijërinë, rininë dhe eksperiencën e saj në Shtëpinë e Bardhë. Me zgjuarsi e shumë sinqeritet në të njëjtën kohë, ajo na dëshmon triumfet dhe zhgënjimet në shtëpinë më me influencë në të gjithë botën. Zëri i fuqishëm i një gruaje, nëne, bashkëshorteje dhe i një avokateje, e cila nuk rreshti së ndërmarri fushata të shumta për mbrojtjen e fëmijëve, grave dhe zhdukjen e varfërisë.
MË SHUMË SUGJERIME MUND TË LEXONI NË REVISTËN LIVING ! (INES IBRAHIMI)
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...