Pjata kryesore 15 Prill 2019

Njoki me patate lejla dhe gjethe sherebele

Pjata kryesore

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

PËRBËRËSIT PËR 6/8 PERSONA: 1 kg patate viola, 350 g miell,  1 gjethe dafine, kripë sipas nevojës, gjalpë, djathë Parmigiano sipas dëshirës dhe gjethe sherbele.
PËRGATITJA: Në një tenxhere me ujë të ftohtë, kripë dhe gjethen e dafinës, ziejmë patatet, të paqëruara. Kur uji të marrë valë llogarisim afërsisht 30/35 minuta (varet nga zjarri dhe sa të mëdha janë patatet).I qërojmë sa janë akoma të nxehta, i shtypim mirë me shtypëse patatesh ose pirun dhe më pas me dorë. Shtojmë miellin pjesë-pjesë, duke i përzier me lugë druri dhe pasi të kemi hedhur gjithë miellin i përziejmë me dorë. I japim formën e një sallami me trashësi 1 ose 2 cm dhe i presim me thikë në copa 1 cm të trasha. I japim formë me majën e pirunit. Nëse i përgatisim një ditë më parë, mjafton t’i lyejmë me miell që të mos ngjisin me njëri-tjetrin dhe pasi t’i vendosim në një tavë të sheshtë, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i ruajmë në frigorifer.
Vëmë në zjarr një tenxhere me ujë me kripë dhe kur uji të marrë valë, hedhim njokit. Ndërkohë, ngrohim pak gjalpë e 3-4 gjethe sherbele. Kur njokit të dalin në sipërfaqe i heqim dhe i hedhim direkt në tigan tek gjalpi. Shtojmë sipër Parmigiano të grirë, pak ujë nga tenxherja ku ziemë njokit për të lidhur djathin dhe i shërbejmë menjëherë.

Koha e përgatitjes-60 minuta bashkë me zierjen e patateve

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor