Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Diagnostikimi i kancerit sjell frikë dhe panik jo vetëm te pacienti, por edhe familja, miqtë dhe njerëzit e tij të dashur. Pas kalimit të këtij shoku fillon lufta e gjatë e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje dhe sot ka shumë arsye për të qenë optimist. Kimioterapia dhe radioterapia janë armët kryesore të cilat bashkë me kirurgjinë arrijnë, shpeshherë, fitoren kundër kësaj sëmundjeje.
ÇFARË BËN KIMIOTERAPIA?
Kimioterapia vepron duke shkatërruar qelizat malinje (kancerogjene). Ajo mund t’i eliminojë ato edhe larg vendit ku kanceri është diagnostikuar, prandaj kimioterapia konsiderohet një trajtim sistemik.
SI BËHET KIMIOTERAPIA?
Në shumicën e rasteve, medikamentet e kimioterapisë jepen në rrugë intravenoze, si një serum. Zakonisht çdo cikël i kimioterapisë pasohet nga disa javë pushim në varësi të planit të trajtimit që është hartuar paraprakisht nga mjeku. Në shumicën e rasteve, pacientët që marrin kimioterapi qëndrojnë vetëm disa orë në spital dhe nuk është e nevojshme të shtrohen. Në spitalin “Hygeia” kimioterapia bëhet me anë të një sistemi port-kateter. Me vendosjen e këtij sistemi eliminohen disa nga disavantazhet që mund të vijnë si rezultat i infuzioneve të shpeshta që nevojiten gjatë kimioterapisë, siç janë: dhimbja gjatë shpimeve, vështirësitë në gjetjen e venave, infeksionet sipërfaqësore të lëkurës etj.
ÇFARË ËSHTË RADIOTERAPIA? Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale. Pra, radioterapia, vepron te tumori që po trajtohet duke vrarë qelizat tumorale ose duke penguar riprodhimin e tyre. Rrezatimi jonizues prodhohet nga aparatura bashkëkohore të quajtura Axelerator linear, aparaturë e cila që prej vitit 1980 zëvendëson në masë të gjerë aparaturat e kobaltit, të cilat përdoreshin për të trajtuar kancerin. Axeleratori linear mundëson aplikimin e teknikave nga më bashkëkohoret dhe shumë avangarde për kohën, siç është edhe teknika IMRT, shumë e përdorur sot për sot në botë nga qendrat më të specializuara onkologjike, që prej 5 vitesh tashmë u vjen në ndihmë edhe pacientëve tanë. Në spitalin “Hygeia” përpilohet plani i trajtimit i personalizuar për çdo pacient nga këshilli onkologjik, i cili përbëhet nga mjekë onkologë, radioterapeut, kimioterapeut, kirurgë onkologë, imazheristë dhe anatomopatologë. Ky këshill është përgjegjës për të vendosur mënyrën më të mirë të mundshme për trajtimin e çdo pacienti, duke vendosur edhe cili nga trajtimet do të fillojë i pari, pra, kirurgjia, kimioterapia apo radioterapia. Në këtë mënyrë, në spitalin tonë ne i sigurojmë çdo pacienti mundësinë që të marrë të njëjtin trajtim që do të merrte në çdo qendër të specializuar onkologjike në vendet më të zhvilluara në botë.
AXELERATORI LINEAR MUNDËSON APLIKIMIN E TEKNIKAVE NGA MË BASHKËKOHORET DHE SHUMË AVANGARDE PËR KOHËN, SIÇ ËSHTË EDHE TEKNIKA IMRT, SHUMË E PËRDORUR SOT PËR SOT NË BOTË NGA QENDRAT MË TË SPECIALIZUARA ONKOLOGJIKE, QË PREJ 5 VITESH TASHMË U VJEN NË NDIHMË EDHE PACIENTËVE TANË
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...