Showbiz 15 Prill 2019

Për mbretëreshën Elisabeth pasionet nuk kanë moshë, ja ç'bën monarkja e njohur në moshën 93 vjeçare

Showbiz

Ajo është pa dyshim themeli i familjes mbretërore, një grua e fortë e cila gjithë këto vite është përpjekur të mbajë të bashkuar pjesëtarët e saj, ndonëse jo në pak raste është përballur me kryeneçësinë e tyre, si për shembull rasti i lady Dianës. Megjithatë përtej imazhit të monarkes që dëshiron të ketë çdo gjë nën kontroll dhe që nuk i shkel kurrë rregullat e oborrit, ajo është një natyrë e butë dhe shumë e dashur.

Por jo vetëm me njerëzit, por edhe kafshët. Tashmë dihet botërisht që ajo është një adhuruesve e qenve  Corgie, të parin e mori në vitin 1933, si dhuratë nga babai. Megjithatë mesa duket mbretëresha ka një lidhje të fortë edhe me kuajt. Siç ju kemi lajmëruar edhe ditë më parë, duke filluar nga viti i ardhshëm ajo do të duhet t’i thotë lamtumirës makinës, më saktë nuk do ta ngasë, pasi sipas burimeve pranë Pallatit të Kensingtonit, asnjë nga familja nuk do që aksidenti i princit Philip të përsëritet. Por asgjë nuk e ndalon nga kalërimi. Vetëm pak ditë më parë paparazzi-t kanë kapur mbretëreshën 93-vjeçare teksa kalëron herët në mëngjes në Windsor Park. Qëndrimi i saj është i njëjtë me atë të viteve më parë, me shpinën drejt dhe me pallton klasike të errët.

Mesa duket për gjyshen e William dhe Harry-t, vitet janë thjesht shifra pasi askush tjetër përveç saj nuk do të hipte mbi kalë pas të 60-ve, imagjinoni kur je gati 93 vjeç.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor