Showbiz 15 Prill 2019

«Ke qenë idhulli im që13 vjeç, je DIVA e skenës» Aurela Gaçe i thotë të gjitha për 60-vjetorin e Irma Libohovës

Showbiz

‘’Gabimi i Mirelës’’, ‘’Mollaxhiu’’, ‘’Kush ka vajza, botën ka’’, ‘’Një jetë me ty’’…në qoftë se do të na duhej të rrëmonim më shumë në repertorin e Irma Libohovës, e sigurt që do të gjenim shumë më tepër se titujt e mësipërm. Gjatë këtyre viteve në skenë, këngëtarja e mirënjohur i ka dhënë aq shumë muzikës dhe publikut shqiptar, këngë të cilat janë shkruar në kujtesën e çdokujt dhe zor se mund të harrohen lehtë.

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Irma ka festuar 60-vjetorin dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet nga të afërm miq e kolegë. Por ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht një postim i Aurela Gaçes në rrjetet sociale. Pak pas mesnate ajo ka publikuar një foto të Irmës në Facebook dhe i ka shkruar fjalët më ëmbla që çdokush do të donte të dëgjonte nga një mike.

“Sapo ka mbushur 20 vjec, në pasaportë sapo i bëri 60 vërtetë, por me energjinë e pashtershme që ka ,është frymëzim . Edhe 100 diva e vërtetë e muzikës shqiptare. Je pasuri! Kam qenë ,jam ,e do të mbetem fansja jote .
Postime ditëlindjesh bëj rrallë këtu në faqe, por unë nuk mund të mohoj kurrë se figura e saj në skenë, zëri i saj, mua më ka rritur. Po, isha mbase 13 vjeç kur e pashë në skenën e festivaleve , e si fëmijë, nuk isha e aftë të zgjidhja për famën ,a për emrin , as mbase të kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vetë. Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale, e sinqertë.
Ashtu siç e ka fëmija. Këndoja vetëm këngët e saj, në çdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte në skenë, duhet të pushonin të gjithë sepse unë mezi e prisja. Të nesërmen e dija këngën përmendësh, sepse e incizoja në kokë, e për mua ishte gjithmonë fituesja, edhe kur nuk merrte të parin.

Krenare që zemra ime prej fëmije zgjodhi këtë figurë, që edhe sot, akoma më emocionon.Prandaj nuk mund të mos e uroja publikisht. Edhe 100 IRMA LIBOHOVA! Emrin e ke të gdhendur me shkronja të arta në muzikën shqiptare, e në brezat që rriti muzika jote”.- ka shkruajtur Aurela Gaçe në postimin e saj. E bashkë me Aurelën edhe ne i urojmë Irmës qindra vite të lumtura!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor