Showbiz 15 Prill 2019

Pritjes së ëmbël i vjen fundi; Fahriye sjell në jetë djalin dhe emocionet e forta që përjetoi Burak janë si të çdo babai të ri

Showbiz

Do të ishte java e fundit e muajit prill, periudha kur mjekët kishin planifikuar lindjen e një prej aktoreve më të pëlqyera në Turqi, por duket se trashëgimtari i Fahriyes dhe Burak Özçivit erdhi pak ditë më para nga se ishte parashikuar.

Djali i çiftit të njohur, emri i të cilit i është bërë disa muaj më parë,  Karan, erdhi në këtë jetë mëse i shëndetshëm.

Sipas medieve turke, Fahriye lindi në mëyrë natyrale  në një spital privat në Nisantas të Stambollit dhe foshnja  peshonte më shumë se  3 kg e gjysmë.

Ndonëse në rrjetet sociale Fahrye  dhe Burak Özçivit nuk kanë ndarë ende asnjë foto apo status, sipas medieve ky i fundit nuk e la vetëm bashkëshorten gjatë pritjes së ëmbël dhe emocionet kanë qenë aq të forta saqë 34-vjeçari nuk i mbajti dot lotët ndërsa mori në krahë për herë të parë të birin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor