Guide per shendetin 14 Prill 2019

4 veprimet e para që duhet të bëni kur digjeni papritur

Guide per shendetin

Nga pakujdesia në gatim ose në hekurosje ndodh që ndonjëherë të digjemi papritur dhe në ato momente nga dhimbja nuk I mendojmë mirë veprimet. Por nëse I lexoni ato mund ti mbani mënd për herën tjetër ose ti ruani ato në telefonin tuaj në mënyrë që dhimbja të kalojë më lehtë:

Uji i ftohtë: në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi është që vendi i djegur të ftohet. Mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.

Qumështi: Zhytni dy pjesë të një pëlhure të pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave. Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve

Lëngu i qepës : Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionistë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e vendosin në vendin e djegur. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.

Të bardhët e vezës: Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor