Showbiz 13 Prill 2019

Arbana Osmani hedh pas shpine ditët e errëta, gjen lumturinë pranë këtij njeriu

Showbiz

Muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për moderatoren e njohur Arbana Osmani. Divorci nga bashkëshorti pas 16 vitesh bashkë (lexoni Probleme në martesën e Arbana Osmanit: Moderatorja drejt ndarjes nga bashkëshorti? dhe Ish-bashkëshorti i saj zgjodhi Amerikën, Arbana qëndroi në Shqipëri dhe ia mori me këngë), thashethemet për një lidhje të re në horizont me regjisorin e programit që drejton, pa harruar edhe lajmin e largimit nga ekrani i ‘’Top Channel’’, janë disa prej ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e saj së fundmi.

Në ndryshim nga ç’mund të pritej Arbana nuk ka mohuar, sikundër nuk ka pohuar, asnjë prej lajmeve të mësipërme, por ka vazhduar jetën e saj të qetë mes përkushtimit si nënë dhe punës në televizion. Ajo vjen çdo javë pranë publikut me ‘’Dua të të bëj të lumtur’’, një program i mbushur me histori emocionuese, por e dini cili është njeriu që e bën të lumtur Arbanën? Sigurisht që Joni, djali i saj i vetëm.

Së fundmi ajo ka postuar disa foto dhe video shumë interesante në llogarinë e saj në Instagram, ku nënë e  bir duket se po shijojnë pak kohë bashkë jashtë Shqipërisë.

Joni përveç se është një shofer i zoti, i cili shëtit mamanë e tij të njohur me tren, qenka edhe një djalë kavalier. I bën foto mami Arbanës, pa harruar t’i dhurojë edhe lule. Në një foto shfaqet vogëlushi, ndoshta në të vetmet raste kur mund të shquajmë pak më shumë nga pamja e tij, teksa i dhuron një tulipan mami Arbanës dhe buzëqeshja e të cilës rrezaton dukshëm në fytyrë. Ajo shkruan në foto: "Tulipan nga i dashuri im"!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor