Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, kujtojmë që pavarësisht se kanë kaluar 25 vite nga hera e parë në krah të Françesk Radit, të gjithë e kujtojmë me nostalgji Mariza Ikonomin të vogël. Megjithatë kohët e fundit, këngëtarja e njohur e shumë hiteve duket se ka zgjedhur të zhvillojë karrierën shumë larg Shqipërisë, në disa prej destinacioneve më ekzotike që mund të shkelë këmba e njeriut si: Karaibe, Meksikë, Puerto Rico etj. Prej disa muajsh, Mariza ka braktisur Tiranën, për të kënduar në kroçera apo skenat e plazheve më të bukura në botë.
Ditën e djeshme ajo realizoi një lidhje me “Skype” në emisionin “Rudina”, ku tregoi se momentalisht jeton në Karaibe, por së shpejti do të kthehet në atdhe me një surprizë të madhe për të gjithë fansat e saj.
“U bënë 4 muaj e gjysmë këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Europën e Veriut. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak”, tha këngëtarja. Në fillim kisha frikë për këtë kontratë, sepse nuk është aq e lehtë t’i lësh të gjitha për njëfarë kohe, por është diçka që më ka frymëzuar”, u shpreh këngëtarja. Por ajo nuk ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga tregu muzikor shqiptar. Mariza tregoi se shumë shpejt do të mbajë një koncert në vendin tonë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...