Shtatzania 12 Prill 2019

Ushqimet që nuk duhet t'i ndani nga tavolina nëse po përpiqeni të ngelni shtatzënë

Shtatzania

Shtatzënia mund të duket si ekuacioni më i lehtë 1+1=2, por faktorë e të jashtëm apo të brendshëm mund të ndikojnë në fertilitetin e gruas apo burrit.  Arsyet mund të jenë të shumta (lexojini këtu), por nëse keni probleme me konceptimit, bëni disa ndryshime në dietën tuaj para se të merrni medikamente. Ndonjëherë, ajo që hamë mund të ndikojë në aftësinë tonë për të ngjizur një shtatzëni ndaj mund të shihet si një domosdoshmëri bërja e disa ndryshimeve të vogla në regjim, disa kohë para se të planifikoni një shtatzëni.

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Ky është minerali për të cilin keni nevojë, nëse jeni në përpjekje për të mbetur shtatzënë

Proteina me bazë bimore. Për çiftet që po përpiqen të ngjizin një shtatzëni,  shtoni proteinat bimore në dietën tuaj. Reduktimi i konsumit të karbohidrateve duke dyfishuar marrjen e proteinave të shëndetshme do t'ju ndihmojë edhe më shumë.

Peshqit e ujrave të ftohta janë burime të mira proteina, por përveç kësaj, ato gjithashtu kanë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat luajnë një rol kyç në shëndetin riprodhues. Nga ana tjetër, nëse nuk jeni tifoz i madh i peshkut, zgjidhni farat e lirit sepse ato kanë acide yndyrore omega-3.

Produkte bulmeti me yndyrë

Sigurohuni që nënproduktet e qumështit dhe vetë ai të mos jetë pa yndyrë, sepse në këtë mënyrë ju do të humbisni kalciumin. Kalciumi është thelbësor në rritjen e shanseve për të ngjizur një shtatzëni (përveç kockave më të forta)

Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm, ndaj veç suplementeve përfshini në regjimin ushqimor drithërat, agrumet dhe perimet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor