Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Receta e sotme jo vetëm që është e shëndetshme dhe e shijshme, por ka ngjyra aq të bukura saqë do t'ju ngopet syri vetëm duke e parë. Kombinimi i ingredientëve të ndryshëm me kurkumën sjell pranverën në tryezën tuaj.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: • 350 g oriz Carnaroli ose Arborio • 1 presh • 1 gotë verë të bardhë • 1/3 lugë e vogël me kurkuma ose sipas dëshirës • 250 g djathë kremoz, për shembull stracchino ose djathë tjetër kremoz • vaj
ulliri • lëng vegjetal i përgatitur me karotë, qepë, selino, bishtat e preshit, një patate e vogël dhe kripë kokërrmadhe.I lëmë të ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët. I kullojmë me sitë dhe lëngu është gati. Nëse nuk keni kohë, mund ta përgatitni me koncentrat supe.
PËRGATITJA: Në një tenxhere skuqim me pak vaj ulliri preshin të prerë në rrota të holla, shtojmë orizin dhe e skuqim dhe këtë për pak minuta derisa të bëhet si transparent. E shuajmë me verë dhe pasi ajo të ketë avulluar, shtojmë lëng perimesh dhe e lëmë në zjarr derisa orizi të jetë zier plotësisht, duke shtuar lëng sipas nevojës dhe duke e përzier pa ndaluar me lugë druri. Pak përpara se të ketë mbaruar zierja, shtojmë kurkumën dhe e rregullojmë për kripë. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me djathin kremoz. E shërbejmë menjëherë me uthull të trashë shege.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...