Astroliving 12 Prill 2019

Goditje pas shpine, tradhti dhe frikë nga e ardhmja; zmbrapsja e Jupiterit trondit të gjitha shenjat

Astroliving

DASHI: Të lindurit në shenjën e Dashit do ta ndjejnë më shumë se kushdo tjetër zmbrapsjen e Jupiterit. Deri në fund të prillit ju presin ditë aspak të qeta. Do të ndiheni vazhdimisht të lodhur, të pamotivuar dhe në luftë me veten e botën.

DEMI: As Demi nuk i ka gjërat aspak në terezi, sidomos në lidhjen në çift për shkak të gënjeshtrave dhe mungesës së vëmendjes. Përpiquni të shmangni konfliktet dhe t’i jepni kohë njëri-tjetrit pasi gjërat mund të përfundojnë keq.

GAFORRJA: Ndërkohë që dy shenjat e mësipërme nuk i kanë punët aspak mirë me Jupiterin, Gaforrja do të përfitojë prej zmbrapsjes së tij për t’iu rikthyer një dashurie të humbur. Do t’i kërkoni falje një njeriu që keni lënduar në të shkuarën.

BINJAKËT: Ky është momenti më i keq për të udhëtuar ose ndërmarrë një hap të ri në fushën profesionale. E keni kokën mbi re dhe nuk mund të përqendroheni dot.

LUANI: Nuk është hera e parë, e me shumë gjasë as e fundit, që Luani tradhtohet dhe përgojohet nga njerëzit tek të cilët ka më shumë besim. Mos merrni gjithçka për të mirëqenë, njerëzit e dashur mund t’ju godasin pas shpine.

VIRGJËRESHA: Pas një periudhe të begatë, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës duhet të përgatiten për një furtunë të vërtetë sidomos në lidhjet shoqërore. Ashtu si Luani, edhe ju do të zhgënjeheni nga një nejri tek i cili kishit një besim të palëkundur. Përveç këtyre zhgënjimeve, do të hasni gjithashtu probleme ekonomike.

PESHORJA: Tërheqja e Jupiterit do të ndikojë gjithashtu edhe në jetën e Peshores, e cila në këtë periudhë ndihet e pasigurt përsa i përket të ardhmes. Është mëse normale kjo gjë pasi po mendoni të shpërnguleni nga shtëpia dhe të krijoni strehën tuaj.

AKREPI:Ka ardhur momenti që të bëni disa ndryshime të vogla në jetën tuaj. Niseni që nga pastrimi i dollapit e deri tek shkëputja e marrëdhënieve me njerëzit toksikë që njihni. Kjo është mënyra e duhur për t’u kujdesur për veten dhe shpëtuar atë nga ndikimet negative e çfarëdoshme.

SHIGJETARI: Shigjetarët nuk i duan rregullat dhe përgjegjësitë, por nuk mund të jetoni gjithmonë në lëmin e aventurës. Keni vërtetë nevoja ta mblidhni veten dhe të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet, paraqitjen në punë, raportet shoqërore etj.

BRICJAPI: Jupiteri do të ndryshojë drejtim pikërisht në momentin që gjendet në shenjën tuaj, kështu që të lindurit në shenjën e Bricjapit duhet të bëhen gati për t’u përballur me energji dhe ndikime të ndryshme kozmike.

UJORI: Ujori do të përpiqet të bjerë sa më pak në sy gjatë kësaj periudhe, do që të jetë thuajse i padukshëm për të tjerët dhe të shijojë privatësinë e tij si kurrë më parë.

Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve do të gjenden edhe ata përballë shumë pyetjeve thuajse ekzistancialiste, si psh kush jam unë apo cili është misioni im në këtë jetë. Mos e lodhni veten, thjesht përpiquni të takoni njerëz që ta kaloni këtë periudhë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor