Kujdesi per trupin 12 Prill 2019

Përdorimet e vajit të livandës për lëkurën, shtëpinë dhe shëndetin; Vaji që duhet të jetë në çdo shtëpi

Kujdesi per trupin

Ne kemi folur për vajin e kokosit dhe vajin e trëndafilave, por është koha të fillojmë të flasim për vajin më të domosdoshëm që duhet ta ketë çdo familje. Vaj i Livandos u zbulua 2.500 vjet më parë dhe përdoret tradicionalisht për praktika terapeutike për shkak të përfitimeve të tij ndaj sistemit nervor.

"Ky përbërësi i lashtë ka qenë i njohur për të patur veti qetësuese që ndihmojnë me gjumin, shërimin dhe ankthin", shpjegon Hanna Naranjo një estetiste në Haven Spa. Por kjo nuk është e gjitha! "Vaji i livandës mund të trajtojë çdo gjë nga kafshimet e kafshëve, viruset, stres, dhimbje koke dhe është shumë emirë për lëkurën". thotë Naranjo.

Naranjo thekson se është e rëndësishme të gjesh vajin e duhur me cilësinë më të mirë për shkak të qindra varieteteve të opsioneve të livandës në treg. Para se të blini, duhet të kontrolloni emrin dhe çmimin e etiketës. Nëse etiketa nuk deklaron se produkti është vaj esencial, duhet të shmangni atë sepse nuk do të ketë të njëjtat përfitime me një vaj esencial. Gjithashtu, vajrat më të lira të livandës nga farmacitë janë shpesh të holluar me përbërës sintetikë.

Më poshtë do të gjeni një udhëzues të dobishëm se si të inkorporoni vajin e livandës në rutinë tuaj të bukurisë:

Vaj i livandës për trupin tuaj : "Ju mund ta përdorni atë si parfum përditë, Lyeni kyçet e duarve ose supet ose çdo pjesë që dëshironi”, shpjegon Naranjo. Vaj i Livandës është përdorur zakonisht në kremra për shkak të vetive të tij si hidratues. Naranjo gjithashtu rekomandon përdorimin e vajit të livandës gjatë ciklit menstrual, pasi mund të punojë për të lehtësuar dhimbjet.

Vaj i livandës për fytyrën tuaj:  mund të përdoret për lëkurën e irrituar ose për puçrrat në fytyrë pasi ajo ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë në buzët tuaja për zbutje dhe hidratim.

Vaji i Livandës për shtëpinë tuaj: mund të përdoret për Aromaterapi në çdo shtëpi për qetësim përpara gjumit. Ai punon për të reduktuar ankthin, nervat dhe për t'u çlodhur trurin.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor