Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Mjaft më me shampo që nuk po ju zgjidhin problemin e zbokthit. Provoni këto produkte shtëpiake për të shpëtuar njëherë e mirë. Zbokthi mund të vije si rezultat i kokës së thatë ose një gjendje e lëkurës e quajtur dermatiti. Ajo gjithashtu mund të shkaktohet nga ekzema, psoriasis ose, shumë shpesh, një mbipopullim i një kërpudhe të quajtur majazezë.
Aspirina përmban të njëjtin përbërës aktiv (acid salicilik) si shumë shampo që zhdukin zbokthit. Mbajeni lëkurën nën kontroll duke shtypur dy aspirina derisa të bëhen pluhur dhe duke shtuar atë në sasinë normale të shampos që përdorni çdo herë që lani flokët tuaj. Duhet ta lini në kokë për 1 deri në 2 minuta.
Vaji i pemës së çajit : Një studim tregoi se shampot me vetëm 5 për qind të pemës së çajit përmirësojnë ndjeshëm ashpërsinë e zbokthit. Ju gjithashtu mund të shtoni disa pika të këtij vaji në shampon tuaj të preferuar.
Soda e bukës: Disa përbërës që përdorni çdo ditë janë mjete të cilat kanë shumë efekte ndaj zbokthit. Lagini flokët tuaj dhe pastaj hidhini sode buke duke e fërkuar. Soda e bukës redukton kërpudhat joaktive që ndodhen në flokë të cilat mund të shkaktojnë zbokth. Flokët tuaj mund të thahen në fillim, por pas disa javësh, kokës suaj do t’i fillojë prodhimi i vajrave natyrale, duke i lënë flokët më të butë dhe pa lëkura.
Shpëlarës për gojën: Për të trajtuar një rast të keq të zbokthit, lani flokët me shampon tuaj të rregullt,dhe shpëlajini me antibakterialin që e përdorni për të shpëlarë gojën.
Vaji i kokosit: Nëse doni të mësoni se si të hiqni zbokthin duke përdorur diçka që njerëzit e vënë në flokët e tyre, provoni vajin e kokosit. Crunchybetty.com thotë se vaji i kokosit është një trajtim efikas dhe mban erë shumë të mirë. Nuk ka asnjë efekt anësorë. Para dushit, mbushni 3-5 lugë vaj kokosi në kokën tuaj dhe lijeni për rreth një orë. Më pas lajeni kokën si normalisht.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...