Keshilla mode 10 Prill 2019

Deklarojmë të hapur sezonin e dasmave të verës ! Ja modelet e fustaneve që duhet të zgjidhni

Keshilla mode

Jeni duke u stresuar që tani për fustanin që do të vishni në dasmën e shoqes së ngushtë apo të kushërirës këtë verë?! Nëse ndiqni këtu udhërrëfyes të Vogue për të zgjedhur fustanin e duhur stresi do të zhduket si me magji!

Rrini në stilin tuaj: nuk ka nevojë t’i dorëzoheni  panikut të dasmës  duke  zgjedhur trendet e fundit si fustanet me lule të shumta apo ngjyrat e ndezura, nëse ato nuk ju shkojnë. Nëse gjithmonë vishni rroba me ngjyrë të zezë, atëherë zgjidhni këtë ngjyrë për tu ndjerë mirë dhe për të qenë të sigurte. E nëse keni vendosur të ndryshoni zgjidhni bizhuteri  metalike dhe këpucë një ngjyrëshe.  

  

Përtej të zbehtës: Mos u nisni qëllimisht për të “vjedhur” shkëlqimin e nuses: mos vishni kurrë të bardhë. Nëse duhet të vishni ngjyra të zbehtë  sepse ato ju shkojnë zgjidhni një copë me vija ose me një dizenjo.

 

Blini diçka të re:  Zgjidhja e parë që ju vjen nëpër mend apo jo?! Arsyeja është e thjeshtë sepse të gjithë duam që të shfaqemi ndryshe dhe jo si në përditshmëri apo me të njëjtin fustan si një dasmë që kemi qënë muajin ekaluar.

 

Rezikoni: Nëse jeni një njeri me guxim atëherë mos shkoni për një zgjedhje të sigurt. Guxoni me një palë sandale me platformë apo me ngjyra të forta, të ndezura ose dizenjo të shumta

 

Dukuni të pastër:  Mos bëni solar përpara dasmës sidomos nëse keni vendosur të vishni diçka me ngjyrë pak të ndezur ose dhe  pastel. Nuk do dukeshin aspak bukur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor