Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Ekzistojnë mbi qindra mënyra për të gatuar perimet, por tava e Lindës është pikërisht ajo që ju nevojitet për darkën e sotme. Dhe duke qenë se temperaturat janë ulur ndjeshëm së fundmi, kjo pjatë është idealja për t’u provuar në një ditë me shi.
PËRBËRËSIT PËR 4/5 PERSONA: 3 patëllxhanë të gjatë dhe të hollë, 3 kunguj të vegjël, 1 spec të kuq, 1 spec jeshil, 1 spec të verdhë, borzilok, trumzë, vaj ulliri e kripë kokërrmadhe sipas nevojës, krem uthulle balsamike, 2 Burrata ose 2 Mozzarella.
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Specave u heqim bishtin dhe farat, po kështu pastrojmë dhe kungujt e patëllxhanët, i presim në 4 ose 8 pjesë për së gjati dhe më pas në rripa të hollë. I vendosim në tavë të lyer më parë me vaj ulliri, i spërkasim sipër me kripë, vaj ulliri, trumzë dhe i vëmë të piqen në furrë për rreth 40 minuta. E lëmë tavën të vaket, pastaj i hedhim sipër gjethet e borzilokut dhe Burrata-t ose Mozzarella-t të prera në 4 pjesë secila, pak vaj ulliri dhe nëse ju pëlqen, dhe pak krem uthull balsamike.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...