Personazh 8 Prill 2019

"Bashkëshorti punon si mjek në Peshkopi, unë jetoj me dy fëmijët në Tiranë" Si ndryshoi jeta e Almirës pas mandatit si deputete

Personazh

Ajo është deputete për herë të parë e kësaj legjislature. Pasi hyri në parlament, jeta e përditshme e Almira Xhembullës pati ndryshimet e veta. Për të ndjekur karrierën e saj, ajo u zhvendos në Tiranë me dy fëmijët, ndërkohë që bashkëshorti vazhdon punën si mjek kirurg në Peshkopi! E dyjëzuar mes dy qyteteve, deputetja e re do të na rrëfejë shumë rreth jetës personale dhe asaj politike.

Ndiqni më poshtë intervistën që zhvilloi Bruna me zonjën Xhembulla !

Si po e gjen veten këto dy vite më dy fëmijët e tu në Tiranë, duke qënë se shtëpia jote e pare, ku ti ke jetuar shumë vite është në Dibër ?

Almira: Në fakt ajo është shtëpia ime e vërtëtë. Këtu ende nuk e ndjej veten sikur është shtëpia ime, ndonëse jam përpjekur që shumicën e gjërave që na duhen, t’i marr afër. Viti i parë ishte shumë i vështirë, mblidhesha me fëmijët, shtëpia nuk ishe kompletuar. Mblidheshim të tre. Ata me problemet me shkollën, unë me vështirësitë me jetën politike dhe parlamentare. I dhamë fjalët njëri-tjetrit që do bëheshim një ekip dhe do ja dilnim.

Bruna: Po bashkëshorti, vjen ai çdo fundjavë apo shkoni ju në Dibër ?

Almira: Është pak e vështirë sepse bashkëshorti im është për momentin i vetmi kirurg me kohë të plotë në spitalin rajonal të Peshkopisë. E di se sa i rëndësishmë është angazhimi i tij në atë spital dhe sa jetik për ata banorë. Ai duhet që shumicën e kohës të jetë atje. Ne përpiqemi që fundjavat t’i kalojmë bashkë. Më shpesh shkoj unë. Pak më rrallë fëmijët. Tashmë im bir është 16 vjeç, është adoleshent, është në moshën më delikate dhe është mirë që t’i ketë të dy prindërit pranë. Unë jam një nënë tolerante. Nuk e di a është e mirë kjo gjë apo pikë e dobët, por gjithmonë përpiqem që gjithçka që dua ta përcjell, ta bëj me modelin që krijoj. E njejta gjë dhe për bahskëshortin tim.

Bruna: Do të doja të ktheja vëmëndjen dhe njëherë, dy vite më parë kur të është dashur të japësh fjalimin e parë përpara kolegëve deputetë. Pjesën më të madhe të tyre i takojë dhe për herë të parë. A kishe emocione ?

Almira: Po, Bruna në fakt ka ngarkesën e vet emocionale, por më beso sa herë që flasim në foltoren e Parlamentit kemi një emocion dhe ka një ngarkesë, të cilën e besojnë vetmë kolegët që ke në sallë.

Bruna: A ishte parlamenti ai që ti prisje të gjeje ? Të dha atë hapësirën dhe mundësinë për të ngritur kauzat e tua, siç ti e mendoje përpara se të përfshiheshe në të ?

Almira: Politikën nuk e kisha parë asnjëherë si diçka që do ishte pjesë e imja, nuk kam patur ambicie për t’u përfshirë në politikë. Ato 6 muajt e parë ishin sfidë në vete sepse më dukej sikur nuk po bënim ndonjë gjë, ndonjë punë konkrete. Më dukej sikur puna ishte orientuar drejt të folurit, më vonë kuptova që në pozicionin, në politikë të qënurit një deputete të jep mundësi dhe shanse për t’i bërë gjërat në një dimension dhe me impakt shumë më të madh se sa isha mësuar fillimisht. Pavarësisht se e ke idenë që do jesh e paragjykuar si një politikane e re, mendoj që gjithkujt që i jepet shansi, ka mundesi të tregojë dhe perfaqësojë veten në mënyrën e duhur.

Bruna: Sigurisht, por duket që nuk është shumë e lehtë sidomos nëse vjen nga shoqëria civile, apo nga një profesion i caktuar, nuk je përfshirë në strukturat e partisë më herët, e ke ndjerë ti këtë gjë ?

Almira: Në fillimet e para kishte një lloj paragjykimi.

Bruna: Është një lloj paragjykimi që ndodh për persona që vijnë nga këto rradhë.

Almira: Po Bruna, është e vërtetë. Në fakt kjo ndodh që në momentin kur ti lancohesh si pjesë e listës së kandidatëve dhe jo të gjithë e presin pozitivisht këtë gjë. Mendoj që në momentin që ti shpalos platformën tënde, shpalos vlerat e tua dhe I krijon atyre besimin, atëherë për të gjithë bëhet shumë më lehtë e pranueshme dhe ti shumë shpejt e sheh veten që je bërë pjesë e një ekipi.

Bruna: Megjithatë duket sikur dhe për ty fillimi i ka patur ato sfidat e veta, të pranimit të grupit, apo jo ?

Almira: Po, sidomos për mua që takimi i parë politik ishte kur unë isha vetë si Kandidate për deputete në listë të Partisë Socialiste. Sigurisht ishte pak e vështirë sidomos për njerëzit që nuk kishin punuar me mua. Por ishte një periudhë shumë e shkurtër.

Bruna: Si ishte përballja me zonjat e politikës shqiptare?

Almira: U ndjeva jashtëzakonisht mirë, ndryshe nga pritshmëritë. Kisha idenë që do ndihesha pak jo shumë komode në ambient të tillë. Por më bëso që ishte një atmosferë ndryshe, një ekip shumë mbështetës.

Bruna: Cili është politikani shqiptar që e vlerëson më tepër ?

Almira: Do të më mirëkuptosh Bruna nëse unë nuk do të jap një emër, duke qënë që kam fatin që të bashkëpunoj dhe të jem pjesë e një ekipi me deputetë dhe deputete shumë të nderuar. Modele shumë të mira në politikë për të cilët ndihem mirë që i kam pranë dhe që ndajmë shumë gjëra bashkë dhe jemi pjesë e nj politike që edhe pse ka të metat e saj, pa diskutim nuk është që më pëlqen gjithcka që bëjmë dhe si bëhet; përsëri përpiqem që të gjej modele me të cilat do të desha të përfaqësohem dhe vetë, ndonëse jam përfaqësuese.

Bruna: Uroj që të jesh me pak diplomatike, kur do të të pyes për politikanin që e vlerëson më pak.

Almira: Duke qënë se vij nga një eksperincë e gjatë e të punuarit në organizata, ne përpiqeshim gjihtmonë që t’i shikojmë gjërat pozitivisht, gjithmonë gotën e mbushur gjysëm plot. Edhe pyetjes tuaj do të doja që t’i përgjigjesha në këtë aspekt. Çdo njeri ka një kontribut të caktuar dhe është për një arye në politikë. Sepse në politikë nuk ka njerëz të rastësishëm.

Bruna: Ka diçka tradicionale, të Dibrës ?

Almira: Po si mund të mungonte sheqerparja në shtëpinë e një dibrane.

Bruna: Me shumë kënaqësi, e ke përgatitur vetë ?

Almira: Jo këtë rradhë e ka përgatitur mamaja e bashkëshortit tim. Është një ëmbëlsirë të cilën ne e gatuajmë më shumë dashuri dhe është një nga ëmbëlsirat më tradicionale të zonës.

Bruna: Faleminderit. Sheqerparja gati, duket shume e shijshme.

Almira: Po nuk ka si të jetë ndryshe, është bërë më gjalpë vendi, me vezë fshati dhe është shumë e mirë.

Bruna: I lumshin duart zonjës.

Almira: Po të sjell pak dhe nga lëngu i mollës i prodhuar në Dibër, është e vetmja fabrikë që prodhon lëngun e mollës. Me mollë nga anët  tona. Besoj se ke dëgjuar për mollët e Dibrës që janë shumë të shijshme dhe përveç shijes kanë dhe shumë vlera duke qënë që është zona që ka kushtet e duhura për të rritur mollë shumë të shijshme dhe cilësore.

Bruna: Si fillim doja të të thoja që sheqerparja është shumë e shijshme, nuk i rezistova dot, edhe fillova ta shijoj, ndërkohë që ti përgatisje lëngun e mollës; di që në shtëpinë tënde gatuhet vetëm më produkte lokale të Dibrës.

Almira: Po, është shumë e vërtetë aq sa ndonjëherë më krijohet problem me kalamajtë, e kam të vështirë dhe kur shkojmë nga mamaja ime nuk përshtaten shumë mirë më kuzhinën ose këtë këtu

Bruna:  Almira po shoh që ju pëlqejnë shumë edhe udhëtimet, shumë souvenire i keni në këtë bibliotekë.

Almira: Ndër investimet që konsiderojnë të rëndësishme në familje janë udhëtimet me familjen. Bashkëshorti veçanërisht është shumë i apasionuar mbas udhëtimeve. Kemi patur fatin që si familje të udhëtonim shpesh. Veçanërisht para fazës së hyrjes në politikë.

Bruna: Kuptoj që keni patur fatin që Shqipërinë ta keni vizituar të gjithën.

Almira: Po, nga jugu në veri. Pothuajse të gjitha pikat kryesore turistike, i kemi vizituar.

Bruna: Ju erdhët këtu në Tiranë, bashkë me fëmjët, ata studionin, ishin në shkollë në qytetin e Peshkopisë, u desh që dhe ata të ndryshonin shumë gjëra për shkak të punës së re të nënës së tyre.

Almira: Në fillim lëviza vetëm Bruna, por duke parë që isha shumë e angazhuar në jetën parlamentare, nga e hëna në të enjte, e pashë të arsyeshme që fëmijët t’i merrja me vete. Për ta ishte pak e vështirë në fillim, sepse shkollë e re, shok të rinj, mësues të rinj. Por fati im i madh, është që shumë pranë shtëpise time, banojnë prindërit e mij, motrat e mia dhe qe një mënyrë shumë e mirë për fëmijët për t’u ndjerë sa më familjar me ambientin, me Tiranën.

Bruna: Duke qënë qe ti je këtu me fëmijët, bashkëshorti është në qytetin e Peshkopisë, ndërkohët ty të duhet të udhëtosh me shumë se katër orë.

Almira: Për fatin tonë të keq rruga është në gjëndje jo të mirë dhe është pak e vështirë.

Bruna: Kjo distanca, a ka ndikuar në marrëdhënien me bashkëshortin ?

Almira: Distanca të bën të përkushtohesh dhe të investosh më shumë dhe e bën pak më të vështirë përballjen më të përditshmen. Përpiqemi të ruajmë një kontakt të vazhdueshmë gjatë gjithë ditës dhe duke qënë që kemi fituar dhe pak imunitet ndër vite, sepse puna ime ka qënë më udhëtime të shpeshta. Bashkëshortit tim i duhej që shumë nga ditët ap netët t’i kalonte në punë, kemi fituar njëfarë imuniteti ndaj kësaj të qënurit jo gjithmonë bashkë. Por, përpiqemi që të paktën gjatë fundjavave, unë e kam si ritual udhëtoj çdo fundjavë jo vetëm në Peshkopi ose për detyrim familjar por dhe për detyrim politik të angazhimit që kemi nç zonë, është një rrugë e dy punë. Por, është ë vështirë por siç të thashë është që nga ato sfidat që njërëzit e angazhuar në punë si tonat, duhet të përballen dhe të mirëkuptojnë njëri-tjetrin.

Bruna: Përfshirja në politikë a e ka ndryshuar garderbën tënde dhe stilimin tënd?

Almira: Po, këtu më duhet të pranoj që ka ndryshuar diçka në garderobën time dhe në stilimin të flokëve dhe të mënyrës së si duhet të dukem. Nuk jam aq shumë e dhënë mbas kësaj pjese, të dukurit formal dhe mirë është një respekt ndaj pozicionit që kemi. Bëj dhe paralelizmin e vetes me  zonën që përfaqësoj dhe dua të jem në atë  kostumin tim, formal, modest, të thjeshtë. Patjetër  dua që të dukem mirë dhe estetikisht, por që më shumë i jap rëndësi pjesës që ka të bëjë me përmbajtjen e gjësë se sa të formës.

Bruna: U dësh që të hiqje nga garderoba jote fustanet elegante dhe veshjet më sportive që ishin pjesë e të përditshmes tënde dhe garderoba u pasurua me shumë kostume dhe shumë xhaketa.

Almira: Po, kur kujtoj veten time në këto udhëtimet qoftë nëpër zonat e Shqipërisë, qoftë në Kosovë, në Maqedoni kryesisht kemi qënë të veshur sportiv. Këtë garderobë e përdor përherë më rrallë e më rralë aq sa vajza me thotë: “ Mami të lutem dua të të shikoj me jeans-e ose me tuta.”

Bruna: Pra i ka marrë malli fëmijët që të të shohin të veshur në këtë mënyrë.

Almira: Po është e vërtëtë. Sidomos vajza ma vë në dukje shpesh herë këtë gjë.

Bruna: Për të ju përshtatur shijes tënde të është dashur të drejtohesh të një stiliste, rrobaqepëse apo shkove dhe zgjodhe atë që ty të përshtateshe në dyqan ?

Almira: Nuk kam marrëdhënie shumë të mirë me rrobaqepësin apo stilistin. Kënaqem me një gjë që më rrin mirë dhe ndihem komode dhe preferoj që t’i blej nëpër dyqane. Në Tiranë ka shumë mundësi zgjedhje ose dhe kur udhëtojmë diku, gjejmë ndonjë gjë dinjitoze për një përfaqësuese të Parlamentit.

Bruna: Më pëlqeu shumë që sot të pashë kaq të freskët më ketë fustan dhe të falenderoj shumë për gjithë përkushtimin që pate ndaj My Living dhe më shumë sinqeritet ndave stilin tënd të jetesës, duke treguar dhe sfidat që ka një zonjë, një nënë dhe një politikane e re.

Almira; Të falenderoj shumë Bruna, për mua ishte një kënaqësi që u bëra pjesë e emisionit tënd, sepse është hera e parë për mua që jam pjesë e një formati të tillë. Për mua ishte një kënaqësi.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor